Korçë, festa e Pashkëve nuk kuptohet pa suveniret prej balte, një tradite që vazhdon t’i mbijetojë kohës.

Këtë të enjte Panairi i Pranverës është hapur në sheshin para Katedrales Ortodokse. Dhjetëra stenda janë vendosur në qendër, ku marrin pjese 42 artizanë nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. 

Panairi që promovon trashëgiminë kulturore dhe punën e artizanëve po shërben dhe si një pikë takimi për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Korçën në vigjilje të Pashkëve. Tregojne se objektet prej balte simbolizojnë mbarësi dhe bekim për shtëpitë e tyre.

Ky panair vijon të jetë një nga aktivitetet më të dashura të sezonit, që sjell ngjyrat, aromat dhe ritmet e një feste të rrënjosur thellë në traditën qytetare korçare.