Për të parën herë qytetarët vlonjate, por dhe pushuesit e shumtë të kësaj zone, kanë mundur të vizitojnë panairin e policisë së shtetit.

Veshjet dhe armatimet e efektiveve të rendit ndër vite janë ekspozuar për dy ditë për tu shpërngulur më pas në Himarë. 

Shumë prej pushuesve kanë mbërritur dhe nga jashtë.

I shohin këto uniforma e armatime për herë të parë, duke mos fshehur entuziazmin se ndihem më të sigurt me transformimin e policisë së shtetit. 

Është kjo policia që duam, por sigurisht gjërat duhet të përmirësohen akoma më shumë. Ka shumë njerëz që kanë ardhur. Policia na është përgjigjur në çdo kohë” tha një qytetar.

Ndërsa një tjetër thotë se, “Sa erdha dhe duket goxha i organizuar. Është eksperiencë e mirë për qytetarët dhe policinë, pasi ata duhet të kenë komunikim dhe besueshmëri”, ndërsa një tjetër shtoi, “Policia na është përgjigjur, na ka ofruar siguri. Dua të falenderoj ministrin” dhe një tjetër theksoi se” Policia duhet që të respektojë qytetarët por edhe qytetarët duhet të respektojnë policinë. Kjo është diçka që nuk e kemi parë më përpara”. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)