Panairi i Punës, mes mundësive 
të tregut dhe sfidës për punësim

Panairi i Punës, mes mundësive <br />të tregut dhe sfidës për punësim
Sfida e punësimit përballë mundësive që ofron tregu, ka mbledhur në Panairin e Punës, qytetarë të grupmoshave të ndryshme.

Punët profesionale janë më të kërkuarat, ndërkohë që nuk mungojnë kërkesat për specializime, veçanërisht nga të rinjtë, që e shohin si një mënyrë për t’u rritur profesionalisht.

Formimit profesional i është lënë një hapësirë e konsiderueshme në panair, si mënyrë për të rritur kualifikimin e të rinjve për në tregun e punës.  

Nga ana tjetër punëdhënësit kërkojnë të punësojnë njerëz në profesione që mungojnë sot në treg.

Panairi i Punës ofron këtë vit 5 000 vende të lira nga 80 kompani, në industrinë përpunuese, tregti, teknologji, transport-telekomunikacioni, shërbime, hoteleri-turizëm, sektori i ndërtimit dhe bankave.

Ky panair do të qëndrojë i hapur deri me 31 mars.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)