Në edicionin e dytë të Javës së Inovacionit, është çelur panairi i parë kushtuar risive teknologjike në sektorë të ndryshëm.
“High Tech Show” e njeh publikun me progamet dhe aplikacionet dixhitale që ofrojnë kompanitë më prestigjoze të tregut, nisma inakurajuese nga të rinjtë e talentuar në fushën e teknologjisë dhe programeve inovative që janë implementuar në fushën e shërbimeve publike.
Hapjen e panairit e ka përshëndetur Zv.Kryeministri Niko Peleshi, i cili thekson se panaire të tilla kultivojnë kulturën dixhitale dhe dixhitalizimi i shumë shërbimeve shtetërore i shërben modernizmit të shoqërisë.
"Modernizimi, dixhitalizimi i shërbimeve publike do ti afrojë qytetarët me shërbimet dhe qeverinë e bën më transparente. Me portalin e ri qeveritar do të mundësojmë shërbime deri në fshatrat më të largëta. Përshëmbull, përmes smartphon-it do të marrim çertifikatën, për të cilën na duhen zakonisht orë të gjata", tha Peleshi.
Një nga risitë e panairit ishte edhe projekti Apparo, një sistem dixhital i arkivimit të të dhënave të formative të ndryshme kompjuterike. Sistemi është një produkt 100% shqiptar, i studentëve ekselentë të Universitetit Epoka në bashkëpunim me kompaninë URT.
Ky panair organizohej nën kujdesin e Ministrisë së Inovacionit. Ministrja Harito e cilësoi teknologjinë si një mjet për të bërë përpara në ekonominë moderne.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO