Panairi i turizmit në Berlin, Ekonomi:
Prezantohemi me 20 tur operatorësh

Panairi i turizmit në Berlin, Ekonomi:<br />Prezantohemi me 20 tur operatorësh
Shqipëria është bërë pjesë e panairit të Berlinit duke u prezantuar me një numër të konsiderueshëm tur operatorësh.

Në këtë panair, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi  në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin, i cilësuar si panairi më i rëndësishëm në botë, tha se stenda e Shqipërisë është pozicionuar në krah të vendeve të Evropës Juglindore dhe vendeve të tjera të Ballkanit, ku vëmendja e vizitorëve ka qenë e ndjeshme. 

Ekonomi zhvilloi takime me 20 tur operatorët dhe agjencitë turistike të pranishëm në këtë stendë. Ajo u shpreh se: "Shqipëria po merr pjesë në një ngjarje botërore. Është shumë e rëndësishme marrja pjesë me këta tur operatorë, të cilët janë prezentë në Berlin, sepse tregon që në 50 vjetorin e këtij Panairi, Shqipëria arrin që të vijë me një numër të konsiderueshëm tur operatorësh. Ne sot kemi 20 tur operatorë që janë vendosur në stendën e Shqipërisë, e cila padyshim është një stendë intensive" .

Tur operatorët tanë janë të përgatitur dhe nga eksperienca në vitet e mëparshme, por gjithashtu edhe për ta është kuptuar mirë rëndësia e këtij panairi. Ministrja Ekonomi shprehet se "ky panair tregon që të gjithë ata që janë në këtë territor, pra në territorin gjerman, jo vetëm ambasada e Shqipërisë, por edhe Konsullata e Nderit, si dhe biznesmenë që punojnë këtu në Gjermani, janë munduar ta vënë Shqipërinë në qendër të vëmendjes të komunitetit gjerman".

Në këto ditë të Panairit është mundësuar nga prezenca e Kooperacionit gjerman në vendin tonë që të ketë dy ditë për Shqipërinë. Një ditë ka qenë sot ku është zhvilluar një panel diskutimi lidhur me turizmin dhe të mirat që sjell industria e turizmit në vendin tonë dhe nesër do te jete një konferencë shtypi, që gjithashtu do të jetë për Shqipërinë dhe të mirën që ka të bësh turizëm në Shqipëri,  Veç kësaj, një ngjarje shumë e rëndësishme është që në këtë event ndërkombëtar të turizmit që ndodh çdo vit në botë,

Shqipëria ka marrë dhe një ftesë tjetër dhe ju do të dëgjoni shumë shpejt se çfarë ka ndodhur me këtë ngjarje, që është një situatë shumë pozitive ose nxitje shumë e madhe për atë që do t'i sjellë turizmit panairi i Berlinit për Shqipërinë.  "E gjithë industria e turizmit po përpiqet për të ngritur interesin për Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë një vend që të jetë atraktiv për të gjithë ata që kërkojnë të jenë vizitorë të llojeve të ndryshme si ata që kanë nevojë të bëjnë një turizëm kulturor, një turizëm natyror po pse jo dhe një turizëm rural" ka thënë ministrja.

Ministrja Ekonomi ishte e pranishme dhe nënshkrimin e Kontratës mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku dhe Presidentit të Messe Stuttgart, Roland Bleinroth. Sipas kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të jetë për herë të parë vend partner në një panair Ndërkombëtar për Turizmin, siç është ai i Shuttgartit.

Panairi i Berlinit është një platformë shumë e rëndësishme për prezantimin e vendeve pjesëmarrëse, përcjelljen e imazhit dhe promovimin e vlerave turistike, por edhe një mundësi shumë e mirë për agjencitë e turizmit nga e gjithë bota që të shkëmbejnë eksperiencat dhe të vendosin ura të reja bashkëpunimi, si dhe për operatorët turistikë për lidhjen e kontratave të reja me homologë nga vende të ndryshme.

Ministrja Ekonomi, së bashku me Drejtorin e AKT-së dhe ambasadorin tonë në Berlin, Artur Kuko zhvilloi një vizitë pranë stendës së Kosovës, ku u takua me ambasadorin e Kosovës, Skënder Xhakaliu dhe  përfaqësues të turizmit në stendën e Kosovës. Ndër të tjera u vazhdua me bisedime për bashkëpunimin në fushën e turizmit si dhe krijimin e paketave të përbashkëta turistike. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League