Gamescom, panairi më i madh për lojërat interaktive dhe argëtuese ka hapur dyer për publikun. Software-i gjigand i Microsoft prezantoi fillimisht për publikun dhe fansat e lojërave versionet më të fundit të lojrave të paketës së Xbox One, “Call of Duty: Advanced Warfare” dhe “Halo”.
Drejtuesi i Microsoftit, Philip Spencer, në një konferencë prezantimi tha se është momenti për të shijuar disa nga risitë e fundit të sjella nga kompania dhe shprehet se ka besim në suksesin e këtyre lojrave të shumë kërkuara dhe të pëlqyera nga të rinjtë. Këto lojra shkojnë përtej kufinjve të zakonshëm të kreativitetit dhe inovacionit duke sjellë të reja ekskluzive dhe një lojë premierë për të gjithë fansat e videogames.
Fillimisht për tregtarët profesionistë dhe më pas për fansat, panairi i realizuar nga partneriteti mes vendeve skandinave do të qëndrojë i hapur deri në fundjave dhe pritet të mbledhë qindra mijë vizitorë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com