Panariti: AKU të analizojë të gjitha
produktet në laboratorët rajonalë

Panariti: AKU të analizojë të gjitha<br />produktet në laboratorët rajonalë
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka takuar sot drejtuesit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ku iu ka kërkuar që laboratorët rajonal të kryejnë të gjitha analizat të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të sidomos gjatë stinës së verës.  

Panariti ka nënvizuar rëndësinë jetësore të kryerjes së këtyre analizave në mënyrë periodike për të siguruar prodhuesit, eksportuesit dhe konsumatorët shqiptar. 

Laboratorët rajonalë do të kryejnë të gjithë spektrin e analizave të detyrueshme bakterologjike, toksikologjike, të pranimit të metaleve të rënda etj. Kërkohet më shumë impenjim nga ana e specialistëve në përmbushjen e detyrës që kanë. Falë një projekti i cili do të implementohet së shpejti, gjendja e këtyre laboratoreve do të ndryshojë rrënjësisht, ato do të pajisen me teknologjitë e kohës përsa i përket aparaturës dhe mjeteve të tjera të domosdoshme për të kryer analizat. Këmbëngulja ime është tek faktori njerëzor i cili do të jetë më i motivuar në përmbushjen e detyrës së vet. Për këtë arsye në vazhdim do të zhvillojmë trajnime me stafet e AKU-se dhe ISUV për t’u  azhornuar me  informacionet më të fundit dhe me kërkesat në rritje për standardizim dhe çertifikim të produkteve bujqësore dhe blegetorale. Kërkohet respektimi me rigorozitet të protokolleve të përdorimit të imputeve bujqësore për të parandaluar rastet e abuzimit me to. Gjithashtu AKU dhe ISUV duhet të paraqesin në mënyrë periodike mediave buletinet e analizave të kryera dhe raportet e inspektimeve dhe kontrolleve në terren për më shumë transparencë ndaj publikut. Vetëm transparenca e punës së këtyre institucioneve mund të parandalojë valën e abuzimeve dhe stigmatizimit të ushqimit tonë i cili bëhet nëpër media. Për fat të keq këto vakume të krijuara në informimin e publikut përsa i përket sigurisë së produkteve që konsumon, kanë krijuar hapësirë për spekullime nga me të çuditshme. Kam kërkuar që analizat e prodhimeve tona të kryhen paralelisht në laboartorët tona dhe në disa laboratorë të çertifikuara nga BE, në Itali dhe Francë. Kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtarisht e quajtur "double cross checking", kur analizat kryhen paralelisht në dy ose më shumë laboratore, për të nxjerrë konkluzione të sakta." tha Panariti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara