Brenda dy vjetësh, fondet vjetore të qeverisë për mbështetjen e bujqësisë, do të shkojnë në 100 milionë euro, nga 12 milionë euro që arrijnë sot”, deklaroi të mërkurën në Vlorë, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Gjatë një takimi që zhvilloi në fshatin Drashovicë me fermerë dhe blegtorë të zonës së Lumit të Vlorës, që përfshihen në Bashkinë e Selenicës pas reformës administrative territoriale, Panariti u ndal tek skemat dhe politikat e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendit. Sipas tij, kjo zonë ka mundësi dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillimin e blegtorisë. “Blegtoria mbetet një nga sektorët më të prapambetur prandaj dhe ne do të mbështesim atë”, u shpreh Panariti, ndërkohë që theksoi se, ky vit do të jetë viti i blegtorisë.
Në vijim të këtij argumenti ai bëri një krahasim me sektorin e bujqësisë, që, sipas tij, ka një ecuri të dukshme. Kjo reflektohet në zonën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, ku po ecën prodhimi i perimeve, dhe ku, siç u shpreh ministri i Bujqësisë, “po krijohet një ortek zhvillimi”. Panariti solli shembullin e ditës së sotme, kur, në 3-4 pika grumbullimi në Lushnje e Fier, ishte krijuar rradhë trajlerash që prisnin për t’u ngarkuar me domate, kastraveca e speca, për eksport në 20 vende. “Për herë të parë këtë vit, ne hymë ne tregun e Maqedonisë, pavarësisht se ky vend është prodhues domatesh”, theksoi Panariti, që evidentoi domosdoshmërinë e mbështetjes me fonde nga qeveria të këtij sektori dhe veçanërisht blegtorinë, sepse vetëm kështu, sipas tij, do të krijohet ajo masë mbështetjeje që, bujqësia të kthehet në një motorr zhvillimi dhe jo në një mekanizëm për përkrahjen dhe mbështetjen sociale.
“Fondet për bujqësinë do të jenë fonde për zhvillim dhe jo për të mbajtur në këmbë fermerët. Prandaj dhe ne jemi fokusuar për të rritur fondet në pikat e grumbullimit dhe në baxhot e përpunimit të qumështit”, theksoi më tej kreu i ministrisë së Bujqësisë. Në këtë kontekst, ai shtroi gjithashtu nevojën e identifikimit dhe rregjistrimit të blegtorisë, si një mundësi dhe kusht për të zbatuar mekanizmin e subvecionit për çdo krerë të shtuar, apo mekanizmin e subvecionit për çdo litër qumështi, apo produkt blegtoral të prodhuar dhe dorëzuar në pikat e grumbullimit. Po ashtu, Ministri Panariti evidentoi nevojën e investimeve në pikat e mëdha të grumbullimit, çka do të mundësojë krijimin e një sistemi funksional, që do të lidhë prodhuesin me tregun, sepse blegtori, apo prodhuesi, nuk mundet që edhe të prodhojë edhe të shkojë në treg dhe të tregtojë.
Duke u ndalur tek reforma administrative territoriale, ministri Panariti nënvizoi se, përmes saj u çliruam nga një barrë e madhe parazitare dhe administrimit joefektiv të territorit. “Veç ngarkesave të mëdha me shpenzime administrative, pagesa kryetarësh, administratash, ndarja e vjetër bënte një copëzim dhe administrim joefektiv të territorit. Tashmë ne kemi hartën e re territoriale, kemi një organizim të ri, kemi bashki të reja, të cilat kanë shumë më tepër mundësi strukturore, organizative, financiare, janë më në gjendje për të krijuar sinergji dhe sintoni me qeverinë qendrore, në mënyrë që ato projekte zhvillimi, që unë jam i sigurtë që, Kasëmi i ka ndarë me ju, objektivat e zhvillimit të kësaj zone, të Bashkisë së re të Selenicës, t’i bëjmë realitet”, u shpreh ministri Panariti, duke i ftuartë pranishmit të votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit, për kandidatin e ASHE-së, Kasëm Cenaj.
Nga ana e tij, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kasëm Cenaj, prezantoi disa nga pikat e programit të tij për bujqësinë e blegtorinë, duke theksuar se, ky sektor do të jetë mes prioriteteve të administratës së Bashkisë së re të Selenicës.
Deputetët Fatmir Toçi e Shkëlqim Selami, u shprehën se, qeveria e koalicionit po zbaton politika efektive për zhvillimin e zonës, për mbështetjen e fermerëve, përmes zbatimit të projekteve të infrastrukturës që nxisin zhvillimin në zonën e Lumit të Vlorës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com