Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, përmes një projekti të ri, do të informojë të gjithë konsumatorët, nëpërmjet smartphonëve të tyre, mbi çmimet e produkteve bujqësore në tregjet e shumicës.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panarit , bëri të ditur sot se, përmes kësaj iniciative synohet të frenohen spekulantët, që abuzojnë me çmimet e shitjes, praktikë kjo që vihet re më së shumti në prag të festave të fundvitit.
Projekti që do të vërë në zbatim ministria e Bujqësisë, parashikon informimin e konkumatorëve për çmimet e shitjes produkteve bujqësore nëpërmjet smartphonëve personalë dhe televizionit. Me këtë mekanizëm synohet të rritet transparenca mbi çmimet dhe në një farë mënyre të stabilizohet tregu i shitjeve duke evitur spekultantët.
Risia e këtij mekanizmi është pjesë e reformës së tregjeve bujqësore që ka ndërmarrë dikastri i Bujqësisë, në funksion të formalizimit të sektorit rural në të gjithë vendin. Ministria do të aplikojë projektin fillimisht në dy tregje të mëdha pilot, në Elbasan dhe Kashar, ku do të zhvillohen miniankande për të gjithë prodhuesit që furnizojnë këto tregje, të cilët do të vendosim që në fillim të ditës çmimin e shitjes së produktit, i cili behët trasnparent në tabela të mëdha elektronike.
ATSH
/Shqiptarja.com