Panariti: Dëshira jonë është që të hapen negociatat

Panariti: Dëshira jonë është që të hapen negociatat

Ish-ministri i jashtëm Edmond Panarit i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv ka komentuar situatën politike në vend ku ka thënë se kjo krizë nuk i bën mirë integrimit në BE.

Ndër të tjera Panariti ka thënë se negociatat duhet të hapen dhe se shpreson shumë që të hapen.  Ndërsa për Progres Raportin që Komisioni Europian pritet të publikojë ditën e nesërme është shprehur se do të jetë në favor të Shqipërisë.

"Të gjithë presim që progres raporti të jetë në favor të Shqipërisë. Ne jemi në një kohë krize. Dialogu politik nuk ekziston më. Të dy skajet politike janë në konflikt të hapur dhe kjo mund të reflektohet edhe në progres raportin. Sikur ne të kishim një raport si një vit më parë do e kishim shumë të vështirë. Shqipëria po tërheq edhe Maqedoninë. Ne kemi një vendim të Parlamenti të Holandës për mos hapjen e negociatave. Kjo do të bëjë që qeveria e Holandës të ketë një votë kundër. Po qe se vendimi nuk është  kolegjial nuk hapen negociatat. Dëshira jonë është që negociatat të hapen. Është një e mirë e madhe për Shqiptarët. Është një prespektivë reale. Ky status ka qënë një diçka e provizuar." ka shtuar Panariti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 28/05/2019 22:30

    Pse ngaterron fjalet zoti Panariti.Hapja e negociatave eshte detyre e te gjitha partive politike,ndersa po te jete per deshira kam dyshime te medha se nuk e do hapjen e negociatave.Perse nuk prite te hapeshin ne fillim negociatat dhe pastaj te dorezoje mandatin e deputetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral