Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti bëri publike treguesit për bujqësinë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2016-ë.
Gjatë një konference për shtyp, Panariti tha se në krahasim me të njëjtën periudhë më parë, eksportet janë rritur dyfish. Sipas tij, kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së prodhimit vendas.
"Eksportet për gjashtë mujorin e parë të 2016-ës janë rritur dyfish në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kemi ulje të importeve në fund të 6 mujorit, në krahasim me një vit më parë në masën 7.8%. Gjë që ka ndihmuar në përmirësimin e bilancit import-eksport. Shqipëria zgjeroi hartën e zonave ku eksporton. Spikat hapja e tregut me Republikën çeke ku ekspertuam për herë të parë perime të freskëta. Po hapim tregun me Lituaninë dhe së shpejti edhe drejt Lindjes së Mesme. Prodhimi bujqësor ka njohur rritje me 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë", u shpreh ai.
Panariti tha se bujqësia i ka futur ekonomisë kombëtare 50 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas tij, gjatë këtij viti ka pasur zgjerim të sipërfaqeve me sera.
"Serat të lejojnë të marrësh 2-3 cikle prodhimi gjatë vitit, sesa kultivimi në arë", tha Panariti.
Ai theksoi se qeveria do vijojë punën për rritjen e prodhimit bujqësor.
"Është një sektor që ndodhet përpara sfidave të rëndësishme. Nesër unë do të inspektoj kanalet kulluese në Lezhë, pasi shumë shpejt do të nisë sezoni i shirave dhe duhet të parandalojmë përmbytjet, pasi e pamë se çfarë ndodhi në Maqedoni. Njëkohësisht për të parë edhe kanalet vaditëse", tha Panariti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com