Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave ka thënë nga Shkodra se, fermerët kërkojnë mbështetje dhe kjo do të arrihet vetëm nëse të gjithë pajisen me titujt e pronësisë, pasi edhe donatorët e huaj e kërkojnë një kriter të tillë.
“Titujt e pronësisë të shkojnë në certifikata pronësie dhe vetëm kjo është mënyra pastaj që këta të jenë përfitues të mbështetjes nga subvencione shtetërore apo nga fondet e Bashkimit Europian. Si do bëhet kjo? Unë jam realisht koshient për vështirësitë që ka ky qark, pavarësisht se ligji 7501, këtu është finalizuar në kuptimin e shpërndarjes së titujve të pronësisë, kalimi i tyre në certifikatat e pronësisë kërkon një impenjim akoma më të madh, pasi një pjesë e tokës veçanërisht në Malësi të Madhe e Pukës është ndarë sipas kufijve të vjetra, por me amendimet që janë bërë në ligjin 7501. Ekziston mundësia që të kemi një konvertim të titujve të pronësisë’ ka thënë ai.
Këto deklarata, Panariti i ka bërë gjatë një inspektimi të bërë për finalizimin e investimit dhe nisjes e marrjes së fryteve të para, në baxhon e fermerit Fabjan Demi në fshatin Barbullush të njësisë administrative Bushat.
Investimi në fjalë që ka kushtuar 100 milion lekë, në 60% të vlerës është mbuluar nga projekti SARED, ku në rajonin e Shkodrës janë në total 19 përfitues.
Ministri Edmond Panariti tha se duhet të marrë fund edhe tregtimi në rrugë dhe jashtë çdo kushti higjeno – sanitar i produkteve bujqësore, apo bulmetit.
Panariti nuk hezitoi të përmend fjalën ndëshkim, ndërsa kërkoi veprim, por edhe bashkëpunim nga pushteti vendor.
“Ky është edhe rezultati i parë i projetit SARED, pra një projekt prej rreth 13 milion eurosh që i është vënë në dispozicion bujarisht fermerëve të zonave të pa avantazhuara pikërisht për të inkurajuar prodhimin bujqësor dhe industrial. Ne ndodhemi këtu, në këtë stabiliment që do ta quaja me plot gojë stabiliment, sepse i tillë është me pronar Fatjon Demi, i cili ka përfituar nga mbështetja e këtij projekti me vlerë prej afërsisht investimi afërsisht 100 milion lekë të vjetra dhe projekti e ka mbështetur me 60 milion lekë të vjetra dhe praktikisht kë investim është i standardeve më të përparuara” ka thënë Panariti.
Pjesë e këtij inspektimi ishin edhe drejtues të Bujqësisë së Qarkut Shkodër, Prefekti Radovani dhe financuesit e SARED.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com