Panariti "luftë" miut të arave në
 Lushnje: Nuk dëmtohet toka

Panariti  Lushnje: Nuk dëmtohet toka">
LUSHNJE - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka qenë në një inspektim në fshatin Këmishtaj të komunës Gradishtë ku ka filluar dezinfektimi nga miu i arave që ka dëmtuar shumë kultura bujqësore.

Vetë ministri Panariti u ka shpjeguar fermerëve që ilaçi që po përdoret është i padëmshëm për tokën dhe të mbjellat, por fermerët duhet të mos i lënë bagëtitë të ushqehen me jonxhën dhe tërfilin që është dezinfektuar nga miu i arave. Ilaçi e ka si periudhë për mos konsumim 10 ditë, por për të qenë më të sigurt duhet që kulturat të mos konsumohen për 14 ditë.

“Miu i arave mjaft i përhapur këtë vit. Luftimi i miut bëhet me kimikate të parrezikshëm për mjedisin. Do të provohet edhe asgjësimi biologjik i kolonive. Ka rreth 30 vite që ky dëmtues nuk luftohet.”- është shprehur Panariti.
 
Ky aksion nuk do të jetë i fundit për dezinfektimin e arave, por së shpejti Ministria e Bujqësisë do të fillojë edhe me dezinfektimin kundër karkalecit dhe dezinfektimin e ullinjve.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur