Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë një vizite zyrtare në Gjermani ka siguruar mbështetje nga homologu i tij për krijimin e laboratorët e referencës dhe për situatat e emergjencave në sëmundje të panjohura si Dermatoza.
Gjatë takimit me ministrin Panariti, homologu i tij Schmidt ka përgëzuar punën e bërë nga ministria për përballimin e emergjencave, si në rastin e sëmundjes së Dermatozës Nodulare. Nga ana tjetër parlamentarja Kovaç, e pranishme në takim ka deklaruar se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë që të përfitojë nga fondet e BE për vendet paraaderimit.
“Ju përgëzoj për përballimin e situatave dhe punën e bërë. Shqipëria ka mbështetjen tonë, do të krijojmë dhe laboratorin e referencës për Ballkanin Perëndimor” u shpreh Schmidt.
“Do të ndihmojmë Shqipërinë me asistencë juridike, që të përfitojë nga fondet e BE për vendet paraaderimit”, deklaroi kryeparlamentarja Kovaç.
Duke marrë parasysh ekpseriencën e Gjermanisë në përcaktimin e moshës së ullinjve të vjetër, Panariti ka kërkuar ndihmën e tyre që t’i shpallin ata më pas monumente kulturore.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com