Panariti: Merrni masat për valën e dytë! Meqë s'ka dalë ilaçi kundër COVID-it, ofroni falas vaksinën për gripin e zakonshëm

Panariti: Merrni masat për valën e dytë! Meqë s'ka dalë ilaçi kundër COVID-it, ofroni falas vaksinën për gripin e zakonshëm

Ish- deputeti i LSI-së, Edmond Panariti

TIRANË- Ish- deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i bën thirrje qeverisë për marrjen e masave për vaksinim falas të një kategorie qytetarësh kundër gripit të zakonshëm, për të parandaluar përkeqësimin e situatës në fillim të shtatorit.

Panariti shkruan nëse nuk do merren masat në kohë, atëherë "lufta" për bluzat e bardha, si dhe qytetarët, do të përhapet në dy kampe, atë me koronvirusin, si dhe gripin e zakonshëm. Sipas tij, 70% e popullit të vaksinohet kundër gripit të zakonshëm, pasi ekspertët mendojnë se do të ndihmojë dhe në përballimin e koronavirusit. Panariti thekson se duhet të vaksinohen të gjithë mbi moshën 6 vjeç, por jo në formë detyrimi, duke i kërkuar qeverisë të nisë një fushatë infomimi dhe sensibilizimi mbi rëndësinë e kësaj vaksine. 

"Filloni merrni masa për mbrojtjen e popullit nga goditja e dytë... Shtatori hyri! Përsa kohë është e paqartë çështja e vaksinës kundër covid, qeveria ka për detyrë të informojë dhe sensibilizojë popullin për vaksinim kundër gripit ! Dhe ta ofrojë vaksinën falas! Sepse gripi është te dera! Qeveria duhet të vendosë një objektiv.. Ky objektiv duhet të jetë 70% e popullit të vaksinohet kunder gripit të zakonshëm . Nga mosha 6 vjeç e tutje! Sigurisht jo me detyrim! Por me bindje dhe sqarim.

Njerëzia duhet informuar dhe sqaruar se kësaj here është krejt ndryshe. Rreziku është te porta dhe është i madh! Duhen informuar dhe sqaruar se qëndrat ndërkombëtare të sëmundjeve, dhe OBSH po lëshojnë kushtrimin se vaksinimi kundër gripit kësaj here është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse kësaj here ai mund të godasë si asnjëherë më parë! Mund të veprojë në "koalicion" me koronavirusin, duke na hapur luftë në dy fronte, që për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mund të mos përballohet. Qeveria të mbrojë falas veçanërisht këto kategori", shkruan Panariti

Ai liston një kategori qytetarësh që duhet ta marrin falas, megjithatë një pjesë e tyre janë të përfshira nga Ministria e Shëndëtësisë. 

"Të ofrojë vaksinën kundëgripit te të moshuarit, të sëmurët me azëm, me diabet, me sëmundje kronike të mushkërive, të zemrës ata me kemoterapi etj. Veproni tani, sa më parë dhe sa më shpejt", shkruan Panariti.

Personat  do të përfitojnë vaksinën e gripit falas (nga Ministria e Shëndetësisë)
Personat me sëmundje kronike
Punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët
Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë