Shqipëria kërkon mbështetje për zhvillimin e bujqësisë në mënyrë që të përmbushë objektivat e vendosur nga FAO për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Këtë kërkesë pritet që ta bëjë ministri Edmond Panariti në konferencën që do të mbahet në Turqi ndaj drejtorit të përgjithshëm të FAO-s Graziano da Silva.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, morri pjesë në Konferencën e FAO-s për Objektivat e Zhvillimit të qëndrueshëm të Bujqësisë,në Turqi.
Ministri Panariti në fjalën e tij në konferencë do të paraqesë Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Bujqësisë në Shqipëri si dhe do të diskutojë me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s, Graziano da Silva mbi mbështetjen që duhet të ketë Shqipëria për të përmbushur këto objektiva.
Ministri Panariti do të zhvillojë takime me homologun e tij turk, ministrin e Bujqësisë Faruk Celik, ku do të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë si dhe me disa ministra të tjerë të vendeve anëtare të FAO-s.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com