“Sëmundja “gjuha blu” nuk ka mjekim. Kjo sëmundje është një fatkeqësi dhe emergjencë për të gjithë Mesdheun. Gjithastu kafshet e sëmura duhet të ndahen nga tufa dhe të izolohen.”- deklaroi Panariti për mediat dhe banorët e kësaj zone.
Gjithashtu pas zbulimeve dhe konstatimeve nga banorë të ndryshëm të hedhjes rrëzë lumenjëve dhe përrenjëve të kafshëve të ngordhura nga kjo sëmundje, duke injoruar haptazi mundësinë e përhapjes së epidemive dhe infeksioneve, Ministri Panariti dha udhëzime për ndalimin e fenomenit.
“Do të ndalohen shtegëtimet e bagëtive nga zonat e infektuara. Panariti: Me ftohjen e motit, pritet ndërprerja e infeksionit.”- ka shtuar, si masë sigurie, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
