Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti teksa ka qenë në Lezhë ku ka parë nga afër punën e një kompanie që merret me grumbullimin dhe përpunimin e furtave, ka thënë se ministria që drejton do të diskutojë së shpejti çështjen e rimbursimit të TVSH-së për të gjithë fermerët.
Sipas tij, ky është modeli sipas të cilit duhet të funksionojë bujqësia shqiptare.

"Një bujqësi që eksporton është një bujqësi konkurruese. Për ketë arsye duhet t'u ofrojmë mbështetje maksimale fermerëve dhe agropërpunuesve për të zgjeruar dhe për të diversifikuar aktivitetin e tyre. Gjatë bisedës që pata kënaqesi të kem me përfaqësues së këtij biznesi është nënvizuar qartë problemi i rimburësimit sa me shpejt të TVSH-së për sektorin bujqësor për të bërë të mundur riinvestimin e saj brenda të njejtit vit prodhimi. Jam i angazhuar plotësisht të zgjidhim sa me parë bashkë me Ministrinë e Financave këtë kërkesë të tyre" tha Ministri.

Kompania që Pnariti vizitoi operon në fushën e agropërpunimit të fruatave dhe perimeve të konservuara. Kjo kompani prodhon rreth 150 mijë tone në vit fruta dhe perime të konservuara të destinuara për eksport në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Francë, Gjermani dhe SHBA. Eshtë nga kompanitë e para që ka arritur të jetë prezente në tregun ukrainas nga ku synon të shperdaje produktet e saj deri ne Rusi.

Gjatë vizitës në ambjentet e fabrikës, ai u njoh me investimin e kryer në ambjentet dhe linjat teknologjike bashkohore dhe shumëllojshmerinë e prodhukteve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com