Panariti: SHBA partneri kryesor
për eksportin e bimëve mjekësore

Panariti: SHBA partneri kryesor<br />për eksportin e bimëve mjekësore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri kryesor i Shqipërisë për eksportin e bimëve mjekësore.
 
Kështu ka deklaruar Ministri Edmond Panariti teksa ishte në Maminas në promovimin e investimit të parë amerikan në Shqipëri në industrinë e bimëve mjekësore‏ ku u përurua një fabrike të re e përpunimit të bimëve mjekësore në Maminas.
Panariti tha se ky investim sjell një linjë moderne, një model të shkëlqyeshëm të partneritetit fermerë - agropërpunues, për prodhimin dhe ruajtjen e produkteve natyrore mbi baza shkencore.

panariti

Kam kënaqësi të shikoj një investitor amerikan në industrinë e bimëve mjekësore. Ai vuri në dukje se, partneri ynë kryesor për eksportin e bimëve mjekësore mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bimët mjekësore janë endemike, autoktone dhe unikale në tregun ndërkombëtarë, ndaj sot do të firmoset kontrata 5-vjeçare midis prodhuesve dhe këtij biznesi agropërpunues për zhvillimin e këtij sektori” u shpreh ai.

panariti

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Macus Johnson.

Shqipëria është lider në prodhimin dhe eksportimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, që zënë rreth 500 hektarë sipërfaqe në të gjithë vendin.

Vendi ynë është i pasur me këto resurse natyrore dhe është aktor kryesor në tregjet ndërkombëtare në këtë lloj sektori që përbën një biznes të veçantë.
Më shumë mbi thesaret natyrore të Shqipërisë, bimë të egra mjekësore dhe aromatike që gjenden në sasi të mëdha në fusha dhe male, krijojnë mundësi punësimi për rreth 100, 000 familje që jetojnë në zonat rurale të vendit. E nëse natyra i ka falur Shqipërisë bimët e egra, kultivimi i bimëve mjekësore në vendin tonë ka nisur rreth 4 vjet më parë.

panariti

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor. Gjatë vitit 2013, Shqipëria eksportoi përafërsisht 11,221 tonë bimë mjekësore me vlerë 23,761,115 euro. Eksporti i bimëve mjekësore për 2013 përbënte 19% të eksporteve totale të vendit. Tregues ky që ka shënuar rritje progresive nga viti në vit e deri më sot.

Malësia e Madhe është rrethi kryesor në Shqipëri për prodhimin dhe eksportin e bimëve aromatike dhe mjekësore, të cilat tregtohen kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës