Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshje për ndalimin e peshkimit ilegal, ku për Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti ajo ndikon në mbrojtjen e diversitetit ujor.
 
Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe FAO (Post State Measures” me mbeshtetjen e Ministrise se Jashtme Norvegjeze.
 
Objektivi kryesor i Marrëveshjes është të parandalojë, zbulojë dhe eliminojë peshkimin ilegal duke mos lejuar anijet e peshkimit të përdorin portet e vendeve që nënshkruajnë marrëveshjen.
 
Marrëveshja është nënshkruar nga USA, EU, dhe 20 vende të tjera në botë.

Zbatimi i marrëveshjes ndihmon në ruajtjen afat-gjatë të burimeve detare dhe të ekosistemeve detare. Gjithashtu, nënshkrimi i saj sjell disa avantazhe:

Pengon peshkimin ilegal dhe rrit efikasitetin e flotës së peshkimit
Formalizon biznesin e peshkimit dhe mbron të drejtat e aktivitetit legal
Rrit kontrollin e shtetit mbi flotën e peshkimit
Përmirëson administrimin e peshkimit në të gjitha nivelet dhe plotësimin e standarteve ndërkombëtare.

Peshkimi ilegal, i paraportuar dhe i pa kontrolluar është kërcenim serioz për administrimin efikas të burimeve të peshkut. 

Në shkallë botërore, llogariten rreth 26 milion ton në vit, me vlerë rreth 23 miliard dollarë, nga peshkimi ilegal.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)