/ATSH/- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shprehet se, fermerët që nuk punojnë tokën do përballen me masa ekstreme. Fillimisht do të jenë gjobat që çdo vit do të rëndohen dhe më pas fermerëve do t'u merret toka.
Në një intervitë televizive, ministri Panariti tha se "Ai që nuk e punon tokën do paguajë një taksë shumë më të lartë sesa ai që e punon. Vitin e parë 10 % më shumë vitet e tjera 20-30% derisa ai të mos jetë më i interesuar për ta lënë tokën djerrë".. Shqipëria nuk ka luksin të lerë asnjë centimetër katror tokë të pakultivuar, sepse ne jemi vendi që ka sipërfaqen më të kufizuar të tokës për frymë të popullsisë, u shpreh kreu i Bujqesise.
Për problemin e përhershëm të përmbytjeve, minsitri Panariti deklaroi se po punohet fort për të shmangur katastrafot bujqësore. Por sipas tij edhe pse hidrovorët në rastete e përmbytjeve të fundit ishin funksionalë, ndërprerja e energjisë i nxorri jashtë loje.
"Ne vumë re që u ndodhëm para një situate të tillë ku pavarësisht se patëm hidrovore në gjendje funksionale, në momentin kur duhej të funksiononin u ndërpre energjia elektrike, sa u përmbyt nënstacioni i Lezhës. Atëherë ndërhyrja e parë emergjente është që nënstacioni të ruhet nga përmbytja me ujë". tha ai.
Gjatë intervsitës , Panariti tha se pas hyrjes në fuqi të ndarjes së re territoriale, kanalet kulluese dhe vaditëse do ti kalojnë në varësi pushtetit vendor, ç'ka do të përmirësojë situatën e vaditjes por edhe do shmangë përmbytjen e tokave bujqësore.
/Shqiptarja.com