Shqipëria dhe Kuvajti duhet që të kenë një bashkëpunim akoma më të madh në fushën e bujqësisë, pasi kjo është në interesin e të dy vendeve.
Kështu ka deklaruar sot Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti gjatë një takimi me ambasadorin e ri të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al-Jassim.
Panariti vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kuvajtit dhe theksoi se ky bashkëpunim është me rëndësi të shtrihet në fushën e zhvillimit ekonomik rural në nxitjen e investimeve të Kuvajtit në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit.
Në takim u diskutua për memorandumin e bashkëpunimit në bujqësi dhe blegtori, i cili do të nënshkruhet në Tiranë gjatë vizitës zyrtare të Ministrit të Punëve Publike, Bujqësisë dhe Blegtorise të Kuvajtit në fund të muajit Mars, për nxitjen e investimeve te Kuvajtit ne fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit.
Ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim e siguroi Ministrin Panariti se Shqipëria gëzon mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij në të gjitha fushat me interes dypalësh.
/Shqiptarja.com