Një menu e pasur gatimesh që prek traditën dhe kulturën e të gjithë zonave të Shqipërisë, nga veriu në jug të vendit, do të prezantohet në Panairin Ekspo Milano 2015 që do të çelet me 1 maj në Milano, Itali.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i pranishëm të enjten në mbrëmje në rezidencën e Ambasadës Italine në Tiranë, ku u prezantuan gatimet që do të ekspozohen në Panairin e Milanos, u shpreh se "Kuzhienirët më të mirë shqiptarë dhe pjata të ndryshme nga të gjitha trevat e vendit do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë Ekspo".
"Expo Milano do të jetë tribuna më e madhe në shkallë botërore që këto vlera të shpalosen, të ndahen natyrisht edhe me 150 vende të cilët do të kenë rastin për të qenë të pranishëm në këtë event dhe për këtë arsye kjo do të jetë një mundësi e pa përsëritshme, krejt unikale që ne të ndajmë me këto vende vlerat e traditës në fushën e ushqimit," cilësoi Panariti
Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani në fjalën e tij vuri në dukje rëndësinë dhe bashkëpunimin e dy vendeve fqinje Shqipërisë dhe Italisë në këtë Ekspo. "Shqipëria dhe Italia kanë një traditë lidhjesh mjaft të ngushtë të favorizuara nga afërsia gjeografike dhe të përforcuara gjatë viteve të fundit", tha Gaiani.
Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ky event pritet të konfirmojë karakteriskat e një eventi me karakter universal, e cila nisur nga ekspoja e parë ne Londër në vitin 1851, sheh të gjithë vendet e botës te mbledhur për një temë e caktuar të zgjedhur mes njeri-tjetrit teme e cila perfaqëson nje nder sfidat kryesore kolektive për të cilat njerëzimi duhet ti japi sot rëndësi.
Shqipëria në këtë Ekspo paraqitet për herë të parë e vetfinancuar nga shteti/atsh/
/Shqiptarja.com