TIRANE, 22 Janar/ATSH/- Trendi i selfieve nuk kishte se si të mos prekte edhe kompaninë gjigande Panasonic. Tashmë pajisja Lumix GF7; një kamera 16 megapiksel e cila vjen me një monitor të rrotullueshëm LCD dhe me një mundësi shkrepjeje pa duar por vetëm me anë të valëve të erës.
GF7 është pajisja e fundit nga Panasonic e cila përdor sensorët Micro Four Third dhe është vendosur të dalë në shitje në muajin mars të këtij viti për 599 dollarë. Krahasuar me linjën e mëparshme GF6, kjo linjë ka shumë karakteristika të reja ende më të mira. Gjithashtu GF7 është i disponueshëm në një varietet ngjyrash si i zi, kaf, rozë dhe portokalli, edhe pse ato duket se do të shfaqen në disa rajone specifike.
Fatkeqësisht ky aparat, nuk ka mundësinë e regjistrimit të videove 4K, por ai regjistron në një rezolucion Full HD 1920 x 1080, ka lente standarte 12-35mm f/3.5-5.6 kit. Gjithashtu ka edhe disa karakteristika softuerike si përshembull Jump Snap (kamera automatikisht e shkrep foton fiks në momentin e pikës më të lartë të një kërcimi në ajër), një sinkronizim me valët Wi-Fi pa fjalëkalim për të kaluar fotot në telefonin tuaj, si dhe një varietet plot me filtra të shumtë të cilët do të zbukurojnë fotot tuaja. /a.g/












