Qeverisja aktuale e Shkupit është në një udhëkryq moral. Këtë vlerësim bën ish kryeministri dhe njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste Pandeli Majko. Në një koment të publikuar në profilin e tij në Facebook, Majko shkruan se në 10 shtator, në Parlamentin maqedonas fillon diskutimi në publik i një çështjeje që rrezikon të mos mbyllet aty.
"Në fillim Presidenti dhe pastaj qeveritarët maqedonas u bënë zëdhënës të një fryme e cila duket se do të 'zyrtarizohet' në 10 shtator kur në parlament mbërrin ligji i branitellave. Ai është në kundërshtim të plotë me interpretimin e Ligjit të Amnistisë i cili njeh UÇK-në si pale legjitime në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni", shkruan Majko.
Sipas tij, të duash të mbash pushtetin me votat e UÇK-së së “gjallë” dhe të refuzosh respektin për dëshmorët e saj ky është një udhëkryq për moralin e qeverisjes aktuale në Shkup. Majko insiston se në 10 shtator, në parlament, shteti maqedonas do të provojë zyrtarisht “mospranimin” e shpirtit të Marrëveshjes së Ohrit dhe fondamentit të saj për respektimin e ekuilibrave që ndërtoi ajo për shtetin e Maqedonisë. "Ky është një lajm i keq!", shkruan Majko duke shtuar se nacionalizmi radikal në Ballkan historikisht përfundon si 'regjim kopukësh', i cili në fund bëhet kundërshtar i interesave të kombit të vet.
Majko këmbëngul se mendjet racionale në Shkup të vlerësojnë zymtësinë e së ardhmes në një situatë të tillë. "Një shtet që tronditet nga një 'përkulje' tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, si dhe disa emra shkollash në Komunën Çair të Shkupit nuk diskuton 'egoizmin' maqedonas dhe 'kokëfortësinë' e shqiptarëve. Ajo që diskutohet është më e thellë…Dhe quhet FRIKE nga e ardhmja! Padyshim!", përfundon Majko.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com