Pandemia, BSH: Ndikim të padiskutueshëm negativ, do të reduktojë të ardhurat dhe do të dobësojë konsumin

Pandemia globale COVID-19, dhe kriza ekonomike që po shkakton do të dëmtojë ndjeshëm shumicën e sektorëve ekonomik. Banka e Shqipërisë në deklaratën e Raportit të Stabilitetit Financiar ka analizuar edhe efektet që pritet të shkaktojë koronavirus, ku sipas Bankës qendrore do të reduktojë ndjeshëm të ardhurat e familjeve, do të çojë drejt shterimit kursimet e tyre dhe në një moment tjetër do të reduktojë ndjeshëm edhe konsumin.

Kjo situatë do të ndikojë edhe mbi punëmarrësit dhe në tërësi mbi të ardhurat e familjeve, pasi rënia e aktivitetit të ndërmarrjeve mund të sjellë reduktim të ardhurave apo ndërprerje të pagës. Në një efekt zinxhir dhe për aq sa nuk kompensohet nga kursimet e familjeve dhe masat shtetërore mbrojtëse, kjo edhe më tej mund të ndikojë në dobësimin e konsumit të tyre dhe në vijim, edhe në vështirësi për të përmbushur detyrimet financiare”, thuhet në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë.

Po ashtu në analizën e bërë Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo situatë do të sjellë edhe probleme në pagesën e kredive nga persona dhe biznese.

Në një efekt zinxhir dhe për aq sa nuk kompensohet nga kursimet e familjeve dhe masat shtetërore mbrojtëse, kjo edhe më tej mund të ndikojë në dobësimin e konsumit të tyre dhe në vijim, edhe në vështirësi për të përmbushur detyrimet financiare. Këto të fundit, mund të përfshijnë edhe vështirësi në shlyerjen e kredive të marra në institucionet financiare, duke sjellë rënie të cilësisë së kredisë në këto institucione dhe ndikim negativ në rezultatin financiar”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë vlerësimi vijon më tej ku sqarohet se një masë tjetër që mund të ndërmarr banka është edhe ndarja në dy grupe ku në grupin e parë synohet mbështetja e likuiditetit të sistemit financiar dhe mirëfunksionimin e tregjeve të parasë dhe në grupin e dytë të punohet për monitorimin e portofolit të kredisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë