Pandemia Covid/ OBSH e shqetësuar për përhapjen e shpejtë të infeksionit: Në 5 ditë më shumë se 1 milion raste të reja

Pandemia Covid/ OBSH e shqetësuar për përhapjen e shpejtë të infeksionit: Në 5 ditë më shumë se 1 milion raste të reja

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur e shqetësuar për përhapjen e shpejtë të pandemisë nga koronavirusi.

Sipas Organizatës, në 24 orët e fundit bota ka regjistruar një shifër rekord të prekurish nga  infeksioni

Ndërsa që nga fillimi i emergjencës shëndetësore janë testuar pozitiv nga koronavirusi më shumë se 14 milionë persona, rreth 240 mijë e këtij totali është raportuar në 24 orët e fundit dhe në 5 ditë shifra ka qenë më shumë 1 milionë të prekur të rinj.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në fundjavën e kaluar me 230 370 raste të reja të Covid-19.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës, gjithashtu raportoi se në të gjithë botën ka patur edhe 5682 vdekje.

Në të gjithë botën rastet e të prekurve nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi janë rritur në më shumë se 14 milionë

Nga të dhënat e nxjerra prej grafikut të pandemisë Covid, totali i viktimave është rritur në më shumë se 602 mijë.

Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë gjithashtu janë shëruar rreth 8 milionë pacientë.

SHBA kryesojnë renditjen, përsa i përket rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe vdekjeve prej infeksionit, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)