Pandemia drejt fundit?! Vetëm 3 të shtruar në spitalin Infektiv, Manastirliu: Të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej COVID-it! Ulet fasha moshore e vaksinimit

TIRANË- Sezoni veror pritet të jetë premtues, për një verë përtej pandemisë së COVID-19. Të dhënat janë premtuese, sa i përket rasteve ditore, por edhe situatës në spitalin Infektiv, në të vetmin spital COVID në vendin tonë. Aktualisht, te Infektivi janë vetëm 3 pacientë të shtruar.

"Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë", njofton ministrja.

Nisur nga shifrat e ulëta të rasteve të reja, u mor dhe vendimi për lehtësimin e masave anti-COVID në vend, që përkonin zgjatjen e orës policore si dhe heqjes së maskës në ambientet e jashtme. Uljen e numrit të rasteve të reja, ekspertët e lidhin edhe më procesin e vaksinimit që ka vijuar me ritme të larta. Deri më tani kanë janë kryer mbi 880 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 mln vaksinime brenda qershorit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Ulet fasha moshore për të vaksinuarit, Manastirliu: Nuk ka lehtësim masash, virusi nuk ka ikur

 

Nga sheshi 'Skënderbej', ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga sot është ulur fasha moshore e vaksinimit anti-COVID, dhe do të vijojë për mbi 50 vjeç.

"Ulja e grupmoshës deri në 50 vjeç duke filluar nga 59 vjeç dhe me poshtë garantohet nëpërmjet furnizimit të vazhdueshëm me vaksina. Deri tani ka mbi 1 mln vaksina dhe tashmë kemi kryer më shumë se 880 mijë, ku mbi 365 mijë kanë marrë dozën e dytë", tha Manastirliu.

Ajo bëri me dije se nuk do të ketë një lehtësim të masave.

"Duhet edhe në këtë situatatë që konsiderohet e mirëkontrolluar, me pacient me një numër shumë të ulët, është e rëndësishme të vijojmë të respektojmë masat dhe do jetë komiteti teknik i ekspertëve që do vlerësojë masat në të ardhmen", tha ministrja.

Një përgjigje ka pasur edhe për shoqatën e biznesit që ka kërkuar heqjen e kufizimit për muzikën në bare dhe restorante.

"Ashtu si kurse e dini kemi vepruar në një mënyrë shumë të kujdesshme, Komiteti ka vlerësuar në mënyrë periodike masat në fuqi, dhe sigurisht dhe situata epidemiologjike janë ato që na bëjnë që të rishikojmë masa, vlerësojmë kërkesat e biznesit dhe nevojat për të pasur orare të tjera, por i mbetet Komitetit të Ekspertëve, pasi virusi është këtu, nuk ka si të zhduket", tha ajo.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan