Pandemia e COVID, pas dy vitesh, hiqet ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Urdhri hyn në fuqi nga nesër! Rekomandohet vaksinimi i të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç

Pas dy vitesh, në vend nuk do të jetë më në fuqi ora policore. Ky vendim u mor sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe hyn në fuqi nga nesër. Ora policore në vend fillonte në 23:00, deri në 06:00, dhe që u vendos për të kufizuar lëvizjet e qytetarëve në mënyrë për të ulur rrezikun e infektimeve. 

Duke pranuar përmirësimin e treguesve të pandemisë në vend, Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli theksoi se e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund kësaj sëmundje është vaksinimi, duke bërë me dije se ata rekomandojnë vaksinimin e të gjithë fëmijëve mbi 12-vjeç.

Ndërkohë masat e tjera nuk ndryshojnë, ku mbetet në fuqi izolimi për 5 ditë për personat e infektuar, përdorimi i maskës në vendet e mbyllura dhe ku nuk ruhet distancimi, test PCR ose pasaportë vaksinimi për t'u futur në vendin tonë.

"Nga këto informacione, kuptohet që kemi situatë më të favorshme epidemiologjike edhe se 1 javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë vazhdon të mbetet e tillë. Ata që janë të infektuar me COVID do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga ajo 10 ditore që ka qenë më parë. vaksinimi është e këshillueshme të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët jo vetëm për ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Për ata që do hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit apo testi PCR. Për ata që nuk i kanë mbet në fuqi izolimi siç është rekomanduar. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Në aeroporte do lejohen të hynë vetëm pasagjerët që do udhëtojnë. Vijon ë mbete në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente e mbyllura. Mbetet në fuqi masa për grumbullimet. Mbete në fuqi edhe lejimi për grumbullimin deri në 50% të kapacitetit të ambienteve. Hiqet ora policore, por ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike. Vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit, që ko situatë të jetë e tillë dhe t’i ndalim qarkullimin e virusit si dhe mutacionet e tij duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimit. Të fillojmë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në tre mars", tha ajo

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini bëri me dije se javët e fundit kanë shënuar incidencën më të ulët, krahasuar me pikun në janar.

"Java e fundit ka shënuar incidecën më të ulët, krahasuar me javë e pikut në Janar. Referuar të dhënave statistikore të 2021, kemi indikatorët matës shumë më të ulët krahasuar me të njëjtat periudha. Sa i përket incidencës dy javore, e kemi në nivelin e 97.6%. Indikatorëve matës i bashkohet edhe grupmosha që ka tendencë në rënie në të gjitha moshat, por ka një tendencë të luhatur te të miturit", tha ajo.

Ndalur te vaksinimet, ekspert i Instituti të Shëndetit Publik, Alban Ylli tha se pavarësisht se ka rritje të numrit të vaksinimeve, sërish ka ende punë për t'u bërë në këtë drejtim.

"Ngelet e nevojshme të bëjmë më shumë lidhur me vaksinimet. Në popullatën target mbi 56-vjeç janë vaksinuar 61%. 57% me të dyja dozat. Duke u bazuar në të dhëna, kemi diskutuar sot edhe lidhur me masat", u shpreh ai.

Drejtoresha e Infektivit Najada Çomo, tha se numri i pacientëve të shtruar është ulur muajit e fundit, por megjithatë çdo ditë në vendin tonë humbin jetën njerëz të infektuar me virusin. Ajo ritheksoi faktin se “arma’ jonë është vaksina dhe se numri i viktimave do të ishte shumë më i ulët nëse të gjithë do të zgjidhnin të vaksinoheshin.

“Vlen të theksojmë se pacientët e shtruar në spital janë të pa vaksinuar, pavarësisht se kemi ulje të numrit të të shturave, kemi vdekje çdo ditë. Nëse këta do të ishin vaksinuar, padiksutim që ky numër do të ishte shumë më i ulët. Unë bëjë thirrje permanente, që pavarësisht se kemi ulje ‘arma” jonë është vaksina.’, tha ajo.

Infektologu Skënder Brataj tha gjithashtu se numri i pacientëve që i janë drejtuar spitaleve për ndihmë sa i përket COVID-19 është ulur ndjeshëm.

“2022, numri i pacientëve me COVID-19 është ulur, Është proces dinamik që e vlerësojmë çdo ditë.”, u shpreh ai.

Masat anti-COVID që janë në fuqi:

Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 5 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Vaksinë universale për të gjitha variantet e COVID në dimër? Tomini: Po kryehen testime dhe prova

 

Gazetarja e Report Tv Enxhi Musaj iu drejtua me një pyetje Drejtoreshës së ISHP-së, Eugena Tominit, lidhur me krijimin e një vaksine universale që pritet të “luftojë” të gjitha variantet e COVID-19.

Gazetarja: Ekspertet e ISHP thonë se në vjeshtë dhe dimër shihet mundësia e një tjetër vaksine, të jetë universale të njoh të gjitha variantet e COVID-19. ?

Tomini tha se kjo vaksinë është në proces testimi dhe prove, ndërsa shtoi se kur ajo të jetë gati për qytetarët do ta bëjnë me dije.

 “Janë procese aktive në nivelin e shkencës dhe teknologjisë së prodhimit të vaksinave për të unifikuar apo për të prodhuar vaksina universale, që do të thotë të përmbajnë të gjitha mutacionet e COVID-19. Deri në këto momentet jemi në testimet dhe provat, kur të mundësohet do të jeni dhe ju në dijeni. “, u shpreh ajo,

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komiteti eksperteve: 10/03/2022 18:13

    Njerez te rrjedhur komplet. Çfare vlere ka vaksina tek 12 vjeçaret? Te gjithe te vaksinuarit u infektuan. Edhe mbreteresha e Anglise u infektua, edhe pse e vaksinuar. Futini mikrobe njerezve kot. Komiteti i budallenjve.

    Përgjigju
  • Ermal: 02/03/2022 16:48

    Pse kishte ore policore?

    Përgjigju
    • Njoni: 02/03/2022 23:18

      Nuk di gjo për orën policore por di të them që në kohën tonë kishte orë ushtarake dhe mësonim zbërthim mbërthim arme. Gaĺlata modhe, ja fusnim kot të gjith si sot me pandeminë

  • landi: 02/03/2022 16:31

    Falenderojme Putinin qe na cliroi si me magji nga Covidi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?