Situata e refugjatëve në Ballkan, është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të pandemisë,, ku disa kampe janë vendosur në karantinë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.
Vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, në kampin Miral, janë regjistruar 147 raste pozitive në dy javët e fundit dhe deri më tani janë identifikuar 265 raste në të gjitha objektet.
Edhe pse ato nuk priten mirë nga disa emigrantë, rreth 50 prej tyre u larguan nga një prej kampeve këtë javë duke kapërcyer telat.
"Gjëja që na shqetëson është se kemi një numër të madh emigrantësh pozitivë dhe ne nuk mund t’i ndjekim rastet e tyre sepse ata kanë lënë qendrat. Dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ata rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve në fshatin Unsko Sanski" , shpjegoi Nermina Cemalovic, zyrtare rajonale e shëndetësisë.
Më shumë se 6,000 refugjatë janë bllokuar në Bosnjë, në përpjekjet e tyre për të kaluar në BE. Shumica janë pritur në kampet zyrtare, por shumë flenë në shtëpi të braktisura ose në fshatra të improvizuara të tendave përgjatë kufirit me Kroacinë.
Në Rumani, qendra e akomodimit për emigrantët në Timishoara ka mbyllur dyert e saj plotësisht pas identifikimit të 17 rasteve pozitivë me Covid-19, edhe pse kampi ishte i vetmi vend ku mund të strehoheshin azilkërkuesit të cilët duhet të vendoseshin në karantinë.
Çdo ditë, policia kufitare rumune pranon refugjatë të rinj, të cilët shpesh vijnë nga Serbia. Por tani, pa infrastrukturë të përshtatshme për ti akomoduar ose izoluar, shumë prej tyre mbeten rrugëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20
-
Trump urdhëron ndërtimin e një paraburgimi në Guantanmo për 30 mijë emigrantë
30 Janar, 11:55
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Dëbimi i emigrantëve nga Trump, artistja e njohur shpërthen në lot: Njerëzit e mi po sulmohen (VIDEO)
28 Janar, 10:29
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
‘Qëndroni në shtëpi’, Sarajeva në alarm nivelin e smogut, qytetarët me maska (VIDEO)
24 Janar, 10:59
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01