Pandemia ekonomike/ PD: Duhet të largojmë Edi Ramën, po na kthen 15 vite mbrapa

TIRANE-Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se sipas saj, shpëtimi i vetëm i shqiptarëve është largimi i qeverisë së korruptuar dhe të paaftë të Edi Ramës. Tabaku deklaron se alarmi i Bankës Botërore dhe mungesa e ndihmës nga qeveria po përhap varfërinë tek gjysma e shqiptarëve, duke e kthyer vendin 15 vjet pas.

"Në 7 vite Shqipëria është bërë një vend më i varfër, më i korruptuar, me taksat më të larta në rajon. Investimet e huaja, punësimi dhe zhvillimi ekonomik nuk janë prioritet i qeverisë, ndërsa qytetarët po vuajtur gjithnjë e më shumë pasojat e krizës ekonomike.

Për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit gjigand të qeverisë së Edi Ramës, parashikimet e Bankës Botërore për ekonominë tregojnë për përkeqsimin të situatës. 

Shqipëria do të kthehet 15 vjet mbrapa, duke përhapur varfërinë tek gati gjysma e popullsisë. Banka Botërore thotë se goditjen më të madhe në vend do ta marrin qytetet dhe shtresa e mesme, pasi varfëria pritet të shkojë rreth 48% duke arritur në nivelet e vitit 2005.

Banka Botërore parashikon se   gati 1/3 e të punësuarve në Shqipëri, të cilët janë të vetëpunësuar, rrezikojnë të humbasin biznesin dhe të ardhurat e tyre.

Për shkak se qeveria nuk mori masat e duhura dhe lejoi që kriza ekonomike të shndërrohej në epidemi të papunësisë, Banka Botërore paralajmëron edhe rënien e të ardhurave për familjet shqiptare me rreth 12%.

Kategoria më e prekur nga braktisja e qeverisë janë të rinjtë, të cilët shikohen si potencial për emigrim të paligjshëm në vendet e zhvilluara europiane. 

Lënia e qytetarëve në mëshirë të fatit nga Edi Rama tregohet fare qartë nga paketat që ajo vuri në dispozicion për ekonominë.

Duke qenë se paratë me të cilat duhet të siguronte vendet e punës dhe të ruante të ardhura të vazhdueshme për qytetarët, Edi Rama i çoi tek një grusht oligarkësh dhe për tendera luksi, Shqipëria është vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Tani që flasim, 3 muaj pas shpërthimit të pandemisë, as kjo ndihmë qesharake nuk është shpërndarë plotësisht.

Në kontrast me realitetin, ku mijëra biznese po mbyllen dhe mijëra të tjerë janë në prag falimentimi, Edi Rama kalon fundjavat në Francë me avion privat, duke bërë jetën luksoze të një politikani të korruptuar, që mendon vetëm si të vjedhë dhe të pasurohet.

E ardhmja për shtresën e mesme në Shqipëri, që për 7 vjet u masakrua nga taksat e Ramës, është gjithnjë e më e zymtë. Profesionistët e lirë, shtresa e mesme rrezikon të shndërrohet edhe më e varfër si pasojë e taksave të larta dhe krizës ekonomike. Edi Rama edhe në kohë krize përdori pandeminë për të shpërndarë qokat tek 4-5 oligarkë.

Shqipëria varfërohet nga RAMAVIRUSI, ndërsa ai vjedh përditë taksat dhe pronën e shqiptarëve. Vendi ka shtatë vite që tkurret duke u larguar gjithnjë e më shumë qytetarë, ndërsa kryeministri tallet dhe përbuz shqiptarët.

Ka vetëm një rrugë për të rikthyer shpresën - të largohet Rama përmes zgjedhjes dhe votës së lirë.

Ka vetëm një rrugë për t’i ikur duarve të hajdutit, për t’i ikur taksave të larta dhe kriminale, vjedhjes së pronës dhe sundimit të oligarkëve.

Për çdo qytetar që liritë e tij ngushtohen dita ditës, që biznesi i tij ul qepenin, që punën e tij e humbet pasi kriza ka goditur vendin e tij të punës, zgjidhja është e thjeshtë - largimi i RAMAVIRUSIT dhe Oligarkisë nga qeveria si dhe mbajtja e përgjegjësisë për çdo vendim të tyre" thotë Tabaku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 01/06/2020 13:55

    Ekonomia nuk eshte semundje qe te quhet epidemi more njerez te paditur te PD. Sa per pandemi ekonomike ne Shqiperi, fjala pandemi nuk ben sens, sepse pandemi do te thote epidemi mbareboterore dhe Edi Rama nuk eshte zgjedhur si lider boteror te shpetoje boten nga kriza ekonomike. Keshtu eshte kur keni nje idiot si Salihi per lider "suprem", ka mbledhur te gjithe budallenjte ne PD dhe dalin ne konferenca shtypi duke ja futur si kau peles vetem e vetem per ti bere qejfin familjes se felliqur Berisha.

    Përgjigju
  • Edmondi: 01/06/2020 13:49

    Jo moj zonje nuk eshte ashtu,ato fjalime lexoji ne PD se mbase ato te besojne,por qytetaret e ndershem te ketij vendi nuk i mashtroni dot me,as Sali Berisha,Monika,Ilir Meta apo Basha jane te gjithe karta te djegura sado perpeliten ne deshperim.

    Përgjigju
  • Jorida: 01/06/2020 13:38

    Zonje pushteti ndryshon vetem me vote,vereni mire ne koke ju te PD-se e LSI,perballuni me votimet dhe pranoni rezultatet qe su pranuan kurre nga ju keto 30 vjet,ndryshoni qasje dhe vizion,beni sondazhe dhe binduni qe populli nuk ju voton mbasi ju te PD-se jeni kopja e shemtuar e Sali Berishes qe vec shkaterrimit nuk ka obsion tjeter.

    Përgjigju
  • redi: 01/06/2020 13:21

    Tabaku me mire kjo qeveri se sa ju ,se dy here e patet pushtetin dhe dy here e falimentuat shtetin.Me propagande boshe nuk merret qeveria.Kjo qeveri dhe populli paten fatin e keq per dy katastrofa dhe ne pergjegjesi kane mundur ta perballojne ,megjithese populli ka barren me te rende.Nuk vihet ne pushtet ne propagande ,por me nje lidership te besueshem dhe me nje program ekonomiko social me baza jo pallavra.Ju nuk jeni gati per te qeveris .Jeni te dobet politikisht plus dhe imazhi u keq i molotoveve dhe presionin fizik ne zgjedhjet 30 Qershorit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5