Pandemia “kyçi” 408 biznese të huaja në Shqipëri! Gent Beqiri: Rritja ekonomike këtë vit është e sigurt

Efektet negative të pandemisë COVID-19 janë ndjerë edhe tek bizneset e huaja. Vetëm në vitin e kaluar janë mbyllur 408 biznese të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar. Ky efekt për Ish-drejtorin e Agjencisë së Investimeve Gent Beqiri është i përkohshëm pasi rritja ekonomike këtë vit është e padiskutueshme.

Përballja me pandeminë ka qenë e vështirë jo vetëm për bizneset shqiptare por edhe për ato të huaja. Në 2020-ën u mbyllën 408 biznese të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar, pasi numri i këtyre ndërmarrjeve ishte 6,035 në vitin që shkoi nga 6,443 që ishte numri në 2019-ën. Ish-drejtori i Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve Gent Beqiri thotë për Report TV se ky efekt negativ ishte i pritshëm,  por që do të jetë i përkohshëm.

“Është e kuptueshme që efektet e pandemisë do të japin efektin e tyre në ekonomi, në tregti, në aktivitete dhe ne nuk mund të bënim përjashtim në këtë aspekt, gjithsesi kjo është një kohë e shkurtër e përkohshme sepse gjasat janë që pas një rënie ekonomike patjetër të kesh rritje.

Ju mendoni se do të kemi rritje në formë ‘V’ rënie ekonomike dhe rritje të fortë?

Është e padiskutuar, është e padiskutuar që ky vit do të ketë rritje ekonomike pozitive, porsa është vështirë ta thuash se varet shumë se çfarë do të ndodh në 6 mujorin e dytë të vitit”, pohon Beqiri.

Mbylljet më të mëdha të bizneseve janë regjistruara tek ato izraelite me -29%, ndjekur nga ato maqedonase me -21% dhe më pas ndërmarrjet italiane që kanë pësuar rënie me -15%. Beqiri thotë se këto mbyllje nuk ndikojnë shumë tek totali i investimeve në  vend, por shton se tani duhet punuar për strategji për klimën e biznesit dhe uljen e informaliteti.

“Patjetër në fokus do të jetë edhe formalizimi i ekonomisë, pasi pandemia na ka çuar në një biznes online i cili faktikisht është në kurriz të bizneseve formale. Pjesa më e madhe e bizneseve elektronike apo formave mediatike facebook apo instagram në masën më të madhe janë informale”, pohoi ish drejtori i AIDA. 

Nga ana tjetër Beqiri sugjeron që në shtator kur nis punën qeveria për mandatin e tretë të ndahen dy ministri, pasi sipas tij do zhvillonin klimën e biznesit. 

“Duhet të kemi një ndarje të plotë dhe të mirëfilltë të ministrive të ndryshme, midis ekonomisë dhe financës, apo edhe sektorëve të tjerë siç është energjia dhe transporti sepse po japin impaktin më të rëndësishëm në pandemi, dhe duke qenë se kërkohet fokus kërkohet dhe përqendrim më i mirë dhe i  specializuar. Ndarja do të sjelli zhvillim dhe nuk do të jetë me kosto sepse stafi është aty”, tha ndër të tjera Beqiri.

Burime për Report Tv, thonë se ndarja e këtyre dy ministrive është një opsion që mazhoranca është duke e diskutuar për qeverinë “Rama3”.

Eksperti i ekonomisë vlerëson fiskalizimin si reformë pozitive për shkak se sipas tij do të rrisë formalizimin e ekonomisë dhe automatikisht sjell përmirësim edhe të klimës së biznesit.

“Unë jam shumë pro porsa i përket procesit të fiskalizimit, pra që gjithçka të jetë formale, të jetë online, të jetë e kontrollueshme dhe në mënyrat më të mira të viteve të fundit por kjo duhet shoqëruar me stimuj  të tjerë në aspektin fiskal. Përshembull ulej të presionit fiskal, për aspektin e pagave që është më e goditura, në aspektin e tatimit mbi dypunësimin”, u shpreh Beqiri.

NDËRMARRJET AKTIVE TË HUAJA E TË PËRBASHKËTA

Viti 2019        6.443 biznese

Viti 2020        6.035 biznese

Diferenca        -408 biznese

BIZNESET E MBYLLURA SIPAS SHTETEVE

Izraeli               -59%

Maqedonia       -21%

Italia                 -15%

Greqia              -14%

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor