Pandemia Covid në Ballkan/ 722 raste të reja infeksioni në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë

Pandemia Covid në Ballkan/ 722 raste të reja infeksioni në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë

Konfederata e Bosnje Hercegovinës është një vendet e Ballkanit që është e goditur më fortë nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 183 raste të reja infeksioni.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid është rritur në 10 500.

Gjithashtu gjatë ditës së fundit në vend u raportuan edhe për 7 persona që kishin humbur jetën për një total prej 294 vdekje që prej fillimit të emergjencës shëndetësore. Gjithashtu në vend janë shëruar në total edhe 4930 pacientë

Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 128 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 10 213

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 6 viktima, për një total prej 466 vdekje prej Covid-19.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore u deklaruan edhe për 137 të shëruar nga infeksioni, për një total prej më shumë se 5560 ish pacientë

Serbia regjistroi ditën e sotme 411 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 24 141

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 9 viktima për një total prej 543 vdekje prej Covid-19.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet