Pandemia ‘shtrëngon’ kushtet e kreditimit, BSH: Bankat po tregohen të kujdesshme

Të marrësh sot një kredi në bankat e nivelit të dytë nuk është aq e lehtë. Janë vetë këto institucione financiare që kanë vendosur disa masa mbrojtëse. Kjo do të thotë që kredimarrësi duhet të përballet me kritere të shtuara si psh. Nëse një individ apo një biznes aplikon për një shumë të caktuar, në fund merr më pak se ç'kërkoi.

Arsyetimi i bankës është rënia e garancisë për të shlyer kredinë në afatet e përcaktuara.

Pandemia duket se është shkaku i kësaj situate ku bankat kanë vendosur të shtrëngojnë kriteret për të dhënë kredi. Dy janë standardet e vështirësuara. Së pari ulja e madhësisë së kredisë dhe së dyti reduktimi i afateve kohore për të  shlyer kredinë.

Në rënie të thellë ka qenë edhe kërkesa për kredi gjatë periudhës tremujore ku vendi u fut në izolim për shkak të pandemisë prill-maj-qershor.

Rol në uljen e kërkesës për kredi kanë pasur edhe garancitë sovrane të vendosura në dispozicion për bizneset për të përballuar pasojat negative. Për tremujorin e ardhshëm bankat presin përmirësim të kërkesës për kredi, por njëherësh do të vazhdojnë të shtrëngojnë kushtet, veçanërisht në kreditë dhënë për financimin e investimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë