‘Shyqyr shpëtoi vajza, por mund të më gjeni petull/ Familja në Lezhë tregon momentin e tmerrit kur ranë gurët nga mali në banesë (VD)

LEZHË- Dy gurë të përmasave të mëdha kanë rënë nga mali në zonën e Torovicës gjatë natës duke shkaktuar panik dhe frikë. Rënia e gurëve ka rrezikuar një banesë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi pjesëtarët e familjes dolën me shpejtësi jashtë.

Pronari i banesës Prend Përlleshi që u rrezikua nga gurët tregon për Report Tv si ndodhi ngjarja dhe frikën me të cilën jetojnë. “Sa u ula me pirë kafen, jam tronditur, u derdh kafja, një tërmet i paparë. Ju po e shikoni vetë. Dola jashtë i habitur dhe nuk dija nga të shkoja. Pas tre ditësh mund të më gjeni petull” tha Prend Përlleshi.

Ndërsa gruaja, Lina Përlleshi i bën apel shtetit që të ndërhyjë, ndërkohë që kujton se vajzën e dajës e humbi vjet pasi makina ku po udhëtonte u godit nga një masiv gurësh. “Kisha hallin e vajzës se mos e zinte brenda. Nuk e kisha probleme për veten dhe burrin, por vetëm për vajzën e vogël. Jemi shumë të rrezikuar se mund të bien gurë të tjerë.

Nuk kam mundësi që të largohem nga kjo banesë, vetëm me u mbytur në ujë. Nuk kam fjalë me folur me këtë frikë që kam. Ishalla bëjnë ndonjë mbrojtje apo ti shkrijnë ata dreq gurësh që të mos bien më. Jemi të frikësuar, humba vajzën e dajës pak kohë më parë po nga gurët”.

Gurët që ranë te oborri i banesës në Torovicë

Situata në Torovicë si pasojë e rënies së gurëve është mjaft problematike edhe pse më shumë se 1 vit më parë humbën jetën tre persona pasi makina në të cilën udhëtonin u godit nga një gurë, asnjë masë nuk është marrë për të frenuar fenomenin (Shiko këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Torovicë, gurët nga mali në oborr, gruaja në lot: Kisha frikë për vajzën, banori: Ma bëni këtë filmim se mund të me gjeni petull
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 20/11/2018 17:38

    MOS KERKOJN EDHE KETA LEKE NGA SHTETI ME QE PO U BJEN GURET KUSH U THA TE NDERTONIN ATY RREZE GURVE DHE PA LEJE

    Përgjigju
  • geg hyseni: 20/11/2018 15:54

    O Perllesh ..kush ta ka fajin qe e ndertove shtepine duke gerryer malin...Nuk ishin budallenj te paret qe i zgjidhnin trojet larg çdo mundesie per rreziqe natyrale...Shyqyr qe ke shpetuar kesaj radhe, por merr masa per hera tjera!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij