Së paku 60 turistë në Alpet Franceze janë detyruar të kalojnë natën të bllokuar në teleferik.
Fillimisht ishin 110 persona që rrezikonin por një pjesë e tyre janë evakuuar pas mbërritjes së helikopterëve, ndërkohë që të tjerët kanë qëndruar të bllokuar përgjatë gjithë natës.
Me të rënë nata ekipet e shpëtimit janë detyruar ta ndërpresin operacionin për ta rifilluar sërish mëngjesin e sotëm.
Autoritetet po kërkojnë defektin që ka sjellë bllokimin e teleferikëve. Ekipet italiane i janë bashkuar atyre franceze në ndihmë të evakuimit të turistëve të cilët janë shpëtuar pa asnjë lëndim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com