Njëri nga nxënësit, Shkamb Duraku ka treguar për Indeksonline se ai bashkë me 350 nxënës gjenden të bllokuar në Brezovicë që 1 orë e më shumë.
“Jemi të bllokuar dikund mbi 10 autobusë, me afërsisht 350 nxënës të shkollave nga Prishtina dhe Gjakova. Reshjet e borës kanë shkaku rreshqizmë dhe autobusët nuk kanë mundur që të lëshohen rrugëve të Brezovicës. Jemi te mbllokuar që 1 orë e më shumë” ka thënë Duraku.
Ai ka thënë se kanë lajmëruar shumë herë ndihmën, por që janë ende në pritje. Duraku, sikurse edhe shumë nxënës të tjerë janë të shqetësuar. “Po na i kemi lajmëruar shumë herë ndihmën. Jemi ende duke pritë” ka thënë ai.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar këtë rast për Indeksonline. “Po kemi informata se në Brezovicë disa autobusë me nxënës janë ngujuar. Njësitet policore janë aty për sigurinë, por janë kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve që duhet të kujdesen”, ka thënë Gashi./zeri
d.c./shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)