Momente paniku kanë përjetuar pasditen e sotme vizitorët e një qendre tregtare në Paris të Francës. Ka qenë fillimisht alarmi që një sulm me armë po ndodhte, ai që ka sjellë tentativat e njerëzve për t’u larguar me vrap nga qendra tregtare.
Më vonë, pas ndërhyrjes së policisë, u mësua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, pasi një person ishte vetëhedhur nga një lartësi e konsiderueshme brenda qendrës tregtare.
Në pamjet e publikuara nga mediat franceze, shihet qartë sesi qindra persona të panikosur tentojnë të vrapojnë për t’u larguar nga vendi ku ndodheshin.
⚡️Panic in a shopping centre in Paris, France.
— War Monitor (@WarMonitors) February 18, 2023
Unknown cause, police are on the scene. pic.twitter.com/GX1gs5CAJ7