Një tendë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në mes të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, duke krijuar panik te qytetarët. Kanë qenë erërat e forta, që kanë përfshirë Prishtinën në orët e pasdites, duke sjellë edhe dëme, siç është rrëzimi i kësaj tende.
Mediat kosovare kanë publikuar foto dhe video nga rrëzimi i tendës së madhe që ishte vendosur në sheshin "Zahir Pajaziti".
Qytetarët që kanë qenë në shesh në momentin e rrëzimit të tendës janë tmerruar, ndërsa tregojnë se era ka qenë aq e fortë, sa ka rrëzuar edhe pjesët metalike të tendës.
Komento