Panik në Pukë, i ftohti nga bora i shkaktojnë probleme kardiake portierit! Dërgohet me urgjencë në spital

Panik në Pukë, i ftohti nga bora i shkaktojnë probleme kardiake portierit! Dërgohet me urgjencë në spital

Stadiumi i Pukës

PUKË - Tërbuni dhe Besëlidhja barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së Kategorisë së Dytë që vlente për javën e tetë në grupin A. Sfida u luajt vetëm 45 minuta për shkak se stadiumi "Ismail Xhemali" u mbulua nga bora. Për shkak të kushteve jo të favorshme, dueli u vendos të shtyhej në një tjetër datë.

Gjatë pjesës së parë, portieri i vendasve Entoni Shkoza nuk u ndje mirë për shkak të temperaturave të ulëta, me 22-vjeçarin që u dërgua menjëherë në spital dhe pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën. Duket se temperaturat e ulëta dhe bora i shkaktuan probleme kardiake 22-vjeçarit, që futi në panik të pranishmit.

Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 në qytetin e Shkodrës.


Lajmi kryesor:

Luhen katër ndeshjet e Kategorisë së Dytë, dëbora shtyn Tërbuni - Besëlidhja! Portieri dërgohet me urgjencë në spital


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Basha takim me shqiptarët në Athinë: Në 12 vite u larguan 1 milion shqiptarë, vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK

Basha takim me shqiptarët në Athinë: Në 12 vite u larguan 1 milion shqiptarë, vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK