Panik në Vlorë, i riu plagoset me thikë pranë Lungomares, arrestohet autori

Panik në Vlorë, i riu plagoset me thikë pranë Lungomares, arrestohet autori

Foto ilustruese

Vlore- Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në zonën e Lungomares një i ri ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa sot policia e Vlorës njofton se ka mundur të kapë autorin. Mësohet se dy të rinj, janë konfliktuar fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin, e më pas 17-vjeçari i arrestuar nga policia ka qëlluar me thikë mikun e tij.

 

Njoftimi i policisë Vlorë

Vlorë

Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Arrestohet shtetasi E.P, 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen "Pavarësia", shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës "thikë" shtetasin R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja