Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur të enjten (14 Dhjetor) në burgun “Koridhalo” në Greqi, ku kanë mbetur dy të plagosur. Ka qenë një 28-vjeçar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52-vjeç.
Sapo kanë parë skenën, të burgosurit e tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.
Gardianët kanë neutralizuar 28-vjeçarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer, raportojnë mediat greke.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e burgut ku u është dhënë ndihma e parë.
Sipas medias greke magnesianews.gr, e cila citon dëshmitë e personave, një burrë ka një plagë me thikë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut.