Panik për koronavirusin/ Kurti shkarkon ministrin e LDK-së, Mustafa ultimatum: Tërhiqe dhe hiq taksën deri në fund të javës ose prishet koalicioni

Panik për koronavirusin/ Kurti shkarkon ministrin e LDK-së, Mustafa ultimatum: Tërhiqe dhe hiq taksën deri në fund të javës ose prishet koalicioni

PRISHTINE-Koalicioni qeverisës në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është në rrezik. Shkak për këtë është bërë shkarkimi nga detyra i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas deklaratave të tij për gjendjen e jashtëzakonshme dhe faktit se tha "numri i të prekurve me koronavirus po rritet prej ore në orë”. Kaq ka mjaftuar, që kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë nga detyra.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është. Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Shkarkimin e befasishëm nuk e kapërdirë lehtë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që e ka cilëson të papranueshëm. “Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike. Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, shkroi Mustafa. Por cfarë do të ndodhë tani? Kreu i LDK-së tha se kryesia e partisë do të mblidhet në orën 18:00, për të diskutuar rreth veprimeve që do të ndërmerren pas vendimit të Kurtit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak