Partia Demokratike në Berat organizoi sot një protestë paqësore kundër taksave të larta të propozuara nga Bashkia e majtë. Anëtarë demokratë të këshillit bashkiak, deputetë të PD dhe dhjetëra qytetarë, iu bashkuan tubimit kundër rritjes së taksave dhe tarifave vendore ndaj qytetarëve dhe biznesit beratas. Pas kundërshtimit në këshillin bashkiak të paketës fiskale për vitin 2016, dega lokale e PD ftoi qytetarët në një protestë kundër supertaksave, ku parashikohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm dhe shtohen disa taksa ndaj biznesit.

Qytetarët mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Stop gjobave ndaj biznesit”, “Stop rritjes së çmimit të ujit”, “Na ktheni shpresën” apo dhe “Hajdut ju si kryetar”. Gjithashtu, ra në sy edhe një mbishkrim i çuditshëm në pankartat e protestuesve ku thuhej: “Hajdutë ju që nuk reagoni”, duke iu drejtuar qytetarëve që s’i janë bashkuar protestës së demokratëve. Kryetari i degës së PD, Gazmend Azizi, u shpreh se qytetarët do të jenë në këmbë kundër papunësisë dhe mungesës së shpresës për një jetë më të mirë. “Kundër krimit dhe korrupsionit që ka përfshirë gjithë jetën ekonomike dhe politike në Shqipëri.
Nëse bashkia apo këshilltarët e majtë nuk reagojnë ditën e nesërme në mbledhjen e këshillit bashkiak, qytetarët do të paguajnë dyfish tarifën e ujit të pijshëm dhe të gjitha taksat e tjera”, u shpreh kryedemokrati i Beratit, Gazmend Azizi. Në protestën e PD morën pjesë edhe deputetët e qarkut të Beratit, Genc Pollo dhe Astrit Veliaj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com