Pano Soko: Qëllimi i opozitës të bëjë rrëmujë, jo të gjejë zgjidhje për kërkesat! T'i çojë komisionet në Kushtetuese! Valteri: Berisha s’ka njerëz që e ndjekin në revolucionin imagjinar

Qëllimi i aksionit të Rithemelimit me në krye Sali Berishën për të krijuar kaos në Kuvend është i dyshimtë sipas përfaqësuesit të Nismës Thurje Pano Soko. I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv Soko tha pavarësisht se kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve janë të drejta dhe se ai i mbështet ato, nënvizon se duket sikur qëllimi i vërtetë është që të krijojë kaos dhe jo të gjejë zgjidhje.

“Kërkesat që ka opozita mbi çështjet për të cilat është ngritur aksioni opozitar janë të drejta. Problemi që kam unë është forma me të cilën ka zgjedhur të reagojë. Duket sikur ka një hall përtej kërkesave që ka bërë. Porti i Durrësit duhet të hetohet, po mbaron 2023 dhe akoma nuk kanë nisur ende punime. Deri më sot ky projekt s’ka ecur. Skema të tilla në Shqipëri gjen sa zgjohesh në mëngjes. Duhet hetim urgjent, Ka hetim edhe për bechetin. 130 milion euro do paguajë qeveria, pa pasur faj shqiptarët. Edhe komisionet e tjera. Të gjitha këto bien poshtë kur shikon kush është rruga që ka zgjedhur opozita. Për të thirrur komisionet ka rrugë institucionale. Qëllimi është i saktë, por mënyra. Qëllimi duket sikur është të bëjmë rrëmujën. Ky është problemi që kam me aksionin. Pastaj është pyetja tjetër a është  aksioni për komisionet apo hallet e Berishës. Qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë. Përderisa këta nuk po zgjedhin rrugën institucionale. Opozita mund ta vërë në funksion mekanizmin. Fakti që ne po e mbajmë te mosbindja civile”, tha Soko.

Nëse Rithemelimi do të kishte qëllim që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sipas Sokos do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetues.

“ Nëse të hedhësh flakë në parlament dhe të rrahësh një deputet na ndihmojnë të ngremë komisionet vij dhe unë. Hajde të shkojmë. Por nuk e arrijmë kështu. Nesër nuk do ka kesh komisionin se bëre këtë në parlament. Nëse shkojmë në Gjykatë Kushtetuese ndryshon. Ti merr vendimin e gjykatës dhe e ke kushtetues komisionin. Nëse forma e zgjedhur nuk është ajo që të çon te zgjidhje, unë kam frikë se nuk është qëllimi te zgjidhja”.

Ish-deputeti Halit Valteri tha se Berisha nuk ka njerëz nga pas pasi kërkon të bëjë revolucion imagjinar.

“Problemi është këtu. Berisha nuk ka njerëz që ta ndjekin nga pas. Një vajzë kryetare rajoni të mbledh më shumë njerëz se Berisha. Nuk ka njerëz sepse nuk e ndjek njeri revolucionin imagjinar. Kujt i plasi se t’u sekuestruan ty pasuritë. Asnjë qytetari s’ja ndjen fare.”

Avokati Kujtim Cakrani tha nëse ia mohon opozitës të drejtën e komisioneve parlamentare do të thotë se nuk e llogarit.

“Kur ti ia mohon këtë të drejtë çdo opozite do të thotë se nuk  e llogarit. Në botën perëndimore opozita respektohet në bazë të rregullave e normave. Nëse s’do na aprovohej kjo kërkesë për komision çfarë do bëhej? Gjykata Kushtetuese, aty është çështja e Butrintit prej një viti dhe ende s’ka marrë vendimin. Gjykata është shprehur njëherë për  komisionet. GJK kushtetuese mund të ketë çështje por kryesoret janë çështjet që kanë relevancë politike. Nëse nuk shprehet për çështje që janë të rëndësishme, sepse Butrinti është i rëndësishëm. Imagjino tani për të dhënë të drejtë për çështjen, nëse duhet të ngrihet apo jo një komision parlamentar. Në nenin 78 të kushtetutës është e përcaktuar me 1/3 të ligjvënësve ti duhet të krijosh një komision parlamentar. Opozita armën e vetme ka komisionin parlamentar. Nëse do ndërtosh komisione parlamentare do ndërtosh edhe për portin e Durrësit. Por ju keni anashkaluar një fakt tjetër portin e Vlorës. Nuk ekzistojnë më. Ke investitorë strategjikë që nuk i di ku i kanë burimet.”

“Mentaliteti shqiptar është që fajin e ka opozita. Vjedh Rama fajin e ka opozita. Shet Rama fajin e ka opozita.”

Duke komentuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të largimit jashtë vendit për Sali Berishën për aferën e Partizanit, Soko tha se miti i pandëshkueshmërisë ka rënë.

“Rama e ka hallin të kalojnë ligjet, nga ana tjetër Berisha e ka hallin te SPKA. Dhe janë “win-win situation”.Jemi në rrugë të mbarë për të rënë miti i të paprekshmëve. Ky proces duhet të shkojë deri në fund/ Ne jemi në rrugë të mbarë. Por të jesh në rrugë të mbarë nuk do të thotë se ke arritur. Këtu kemi pasur follow the Money. Kemi pasur hetim të vjedhjes. Por nuk kemi pasur hetim procedure. S’kemi akoma hetim procedure për inceneratorët. Tani duhet të fillosh të më thuash pse u miratua ngritja e inceneratorëve. Kush i mori 17 vendimet brenda një dite. Unë atë po pres. Pra është procedura, kush i ka miratuar. Kush vendosi dhe pse vendosi, dhe pasojë e kësaj ka qenë vjedhja e inceneratorëve. Dhje kështu shkojmë te koka. Po nuk ka rënë bilbili s’ka mbaruar ndeshja”.

“Është standard i frikshëm  që po ndjek SPAK. 13 vitet e fundit kush ka firmosur një shkresë nështë i rrezikuar. Duhet të mos e zërë gjumi”, shtoi Valteri.

Grupi i Berishës dhe Gazmend Bardhit, vijoi edhe këtë të enjte bllokimin e diskutimeve në seancë plenare. Deputetët grumbulluan karriget duke mos lejuar socialistët të ulen ndërsa hodhën tymuese në sallë. Mes kaosit, PS kaloi një marrëveshje dhe rrëzoi 6 projektligje të propozuara nga opozita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Poli Hoxha: Çështja e Metës më e rëndë, Berisha ka vetëm tre rrugë! E fundit, azili politik

 

I ftuar në “Frontline” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço gazetari Poli Hoxha u shpreh se çështja e kreut të PL Ilir Meta i cili u mor dje në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA, është më e rëndë se e Sali Berishës. Referuar akuzave të Berishës ndaj SPAK që e akuzon për korrupsion në lidhje me aferën e çështjes Partizani, Hoxha tha se po vepron gabim. Sipas tij ish-kryeministrit i kanë mbetur 3 rrugë.

“Situata e zotit Meta me informacionet që kam unë është më e rëndë se e zotit Berisha. Në mbledhjen e fundit u tha mbështetësve se do ta ndjek vetë çështjen time. Sot ishte me logo dhe ka folur shumë rëndë, për dy që e hetojnë dhe një gjyqtare e procedurës. E gjithë situata është që unë për veten time e kam thënë që jam shumë i kthjellët dhe e qartë. Unë nuk e kuptoj se çfarë kërkon zoti Berisha. E vetmja që më vjen në mendje është procesi i kohës. Berisha mund të krijojë aureolën e një mbrojtje politike por në dijeninë time SPAK i ka mbyllur veshët me dyll. Çështja është se Berisha është duke vepruar gabim sepse ka vetëm 3 rrugë. Një rrugë është të ngrejë popullin dhe atë që quan organizatë kriminale, spak ta rrëzojë. Rruga e dytë të ndjekë procesin dhe të marrë avokatë të mirë dhe jo avokatë që e duan pa kushte. Dashuria pa kushte s’të çon askund vetëm tragjedira të sjell. Nëse Berisha nga fjalia e parë te e fundit e quan politike, duhet të shkojë deri në Strasburg. Nuk e interpreton Gjykatën Berisha. Rruga e tretë është azili politik”.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja