Panucci: Aliji në Kombëtare?
Para jemi familje pastaj skuadër

Panucci: Aliji në Kombëtare?<br />Para jemi familje pastaj skuadër<br>
Trajneri dhe timonieri i Kombëtares Shqiptare, Christian Pannuci ka folur në një Konferencë shtypi në prag të ndeshjes me Turqinë.

Nga Antalia, Panucci ka folur për shumë gjëra që shqetësojnë kombëtaren në këtë përballje, duke nisur me grumbullimin, për lojtërët e dëmtuar të cilët ishin pjesë të grupit edhe me lojtarët që  nuk janë në gjendje për të luajtur.

Grumbullimi…

“Këto kanë qenë ditë intensive për ekipin. Kemi punuar në të gjitha aspektet, dhe jam i kënaqur me atë që çunat kanë treguar në stërvitje, duke ditur se kjo është një periudhë e ngjeshur edhe me klubet e tyre.”

Pse janë thirrur në grumbullim lojtarët e dëmtuar?

“Duhet të jemi profesionistë. Lojtarët e dëmtuar duhet të sjellin një rezonancë apo një eko me vete. Mjeku i ekipit kombëtar duhet ta vlerësojë nëse është i gatshëm për lojë apo jo. Federata në këtë rast ka vepruar në mënyrë profesionale. Strakosha ishte rast i veçantë, pasi këtë të enjte iu shfaqën probleme të vjetra të dëmtimit. Ndërsa kur pyesja Latifin, më përgjigjej se ishte mirë.”

Përse keni grumbulluar në ekip lojtarë pa skuadër?

“Këtu po flisni për Alijin. Para se të jemi skuadër, jemi familje, dhe duhet të mbështesim lojtarët edhe në ditët e tyre të vështira. Aliji është një lojtar i nivelit europian dhe ka qenë edhe më parë pjesë e grupit. Gjatë javës ka punuar shumë, edhe pse nuk është i gatshëm për 90 minuta lojë,” përfundoi Pannuci.

Mbrëmjen e sotme, në 18:30 do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Turqisë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu