Panucci me trajnerët kuqezi: Në Kombëtare ftoj më të mirët

Panucci me trajnerët kuqezi: Në Kombëtare ftoj më të mirët

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka zhvilluar sot në FSHF një mbledhje me kolegët e tij kuqezinj të kombëtareve të moshave dhe me drejtues të federatës. Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të zhvillojë një zbor 10-ditor në Zvicër, në fillim të muajit qershor, ku do të luajë edhe ndeshjen miqësore me Ukrainën.

Ishte planifikuar edhe një ballafaqim i tillë me Kosovën, por duket se situata në këtë drejtim është ndërlikuar dhe gjithçka ka rënë poshtë. Për t’i përgatitur këto zhvillime të radhës në kampin kuqezi, pikërisht për këtë qëllim ka mbërritur në Tiranë edhe trajneri Christian Panucci.

Sot zhvilluam një mbledhje me të gjithë trajnerët e kombëtareve të moshave. Federata Shqiptare e Futbollit po investon për të rritur sa më shumë talente nga Shqipëria.

Shpresojmë që të lindin sa më shumë lojtarë me cilësi, që në të ardhmen t’i shërbejnë përfaqësueses. E rëndësishme është që puna dhe bashkëpunimi me klubet ka nisur. Po punohet për të plotësuar grupin, sepse humbja në miqësoren me Norvegjinë na ka bërë të kuptojmë se ka diçka që nuk shkon, duhet ndryshuar.

Fizikisht lojtarët nuk do të vijnë në maksimumin e mundshëm, megjithatë kombëtarja është kombëtare dhe nuk ka shumë ndeshje miqësore, kështu që në 10 ditët e grumbullimit në Zvicër duhet të punojmë me seriozitet, për të vijuar me përgatitjet në kuadër të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve të Europianit.

I kuptoj futbollistët, që kanë zhvilluar një sezon të lodhshëm, duke dhënë gjithçka, megjithatë duhet të japin edhe diçka për kombëtaren në mbyllje të sezonit, sespe me skuadrën përfaqësuese nuk bëhet shaka. Grupin po e formojmë. Pas humbjes me Norvegjinë e kuptopva që diçka duhet ta ndryshojmë, por me fokusin kryesor te mënyra e lojës. Në Zvicër do të provojmë disa aspekte të rëndësishme.

Guri po shkëlqen me Kukësin? Ai ia ka bërë vetë vendin vetes në Kombëtare, nëpërmjet paraqitjeve dhe golave që po shënon. Duhet të vazhdojë të punojë dhe shpresojmë të jetë pjesë e grupit. Sidoqoftë, gjithçka varet nga ai. Unë ftoj gjthnjë më të mirët.

Marco Cassetti, ndihmësi im i ri? Besoj se ka mbi 300 ndeshje në Seria A. Kemi qenë shokë skuadre te Roma. Kam një marrëdhënie mjaft të mirë me të, mund të më ndihmojë sidomos me mbrojtësit. Puna e tij do të ketë shumë vlera në përmirësimin e repartit difensiv.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre