Panucci merr 4 lojtarë nga
Shpresa, Bujar Lika surprizë

Panucci merr 4 lojtarë nga<br />Shpresa, Bujar Lika surprizë<br>
Trajneri i ekipit kombëtar, Kristian Panuçi, ka surprizuar me listën e lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen miqësore të 26 marsit që do të luhet në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë.
Janë plot 5 lojtarë që thirren për herë të parë në ekipin kombëtar, 4 nga të cilët vjnë nga ekipi Shpresa, pikërisht Herdi Prenga, Ylber Ramadani, Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj. Bujar Lika është risia më e madhe. 25 vjeçari luan si mesfushor i djathtë te Grashopers në Zvicër.

Ashtu siç u raportuar një ditë më parë, Ledian Memushaj është lënë jashtë. Por ajo që bie më shumë në sy është mungesa e kapitenit Ansi Agolli, ndërsa Panucci nuk ka grumbulluar edhe Migjen Bashën, Frederik Veselin, Azdren Llullakun dhe Egys Kaçen. Për të gjitha këto risi, trajneri i Kombëtares do të flaës të hënën.
lista e plote e kombetares
(Lista e plotë e lojtarëve)

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur