Panucci:Në luftë me ushtarët më
të mirë,të respektohet fanella

Panucci:Në luftë me ushtarët më<br />të mirë,të respektohet fanella
Trajneri i Kombëtares Panucci këtë të enjte ka bërë analizën e dy ndeshjeve që Kombëtarja ka zhvilluar me Lihtenshtejn dhe Maqedoninë.

Në fjalën e mbajtur para gazetarëve Panucci u shpreh se është në kërkim të kualitietit  duke theksuar se në luftë do të shkojë me ushtarët më të mirë.

Ai kërkoi që lojtarët të jenë serioz në punën e tyre të respektojnë rregullat, fanellën përndryshe çdo gjë shndërrohet në një cirk.  

Ai cilësoi se Kombëtarja nuk është thjesht një vend pune, por ka rregulla, një vend punë që duhet ta meritosh.
 
 Duke u ndalur tek dy ndeshjet e zhvilluar të cilat janë të rëndësishme për kualifikueset  Rusi 2018, Panucci u shpreh se ishte i kënaqur .
 
“Sa i përket dy ndeshjeve janë i kënaqur, sepse Lihteshtejni nuk goditi asnjëherë në port. Në 30 minutat e para luajtëm lehtë, por duke patur një ide për atë cka donim në fushë, por sa ipërket lehtësisë në fushë nuk merrnin avantazhin. Por në pjesën e dytë ndryshoi cdo gjë pasi skuadra luajti me ritëm.Megjithatë atë cka kërkova arritëm ti respektonim. Pastaj shkuam në Maqedoni.Për Maqedoninë  bëra një zgjidhje  Lila,Kukeli  përpara sepse kisha dëshirë  besim te tempizmi i tyre. Por në të njëjtn kohë në pozicionin ishin Hysa, Sadiku, Lulaku sepse nëse do të humbisn topin mund të pësonim. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë por nuk vuajtëm. Patën rastin e Hysa. Në pjesën e dytë zgjodha te hedh më shumë kualitet sespe këto janë karaktesritikat e lojtarëve. Dhe menjëherë erdhi reaksioni psikologjik i skuadrës dhe gjetëm golin. Sa më shumë kualitet ka në fushë aq më mirë është.

 I pyetur nga gazetarët Panucci edhe njëherë  u shpreh se kishte nevojë që të kishte më shumë kualitet dhe se është  në kërkim të lojtarëve

“Kam nevojë që në këtë kohë të ketë më shumë kualitet në skuadër. Sulmues dhe mesfushorë. Kemi një listë por do të shohim duhet më shumë kualitet në fushë" u shpreh Panucci.
 
Skuadrën e cilësoi një grup të mrekullueshëm  duke kërkuar që kombëtarja të respektohet

“Eshtë një grup i mrekullueshëm me djem që ndiejnë të qënurit shqiptar. Punojnë me seriozitet dhe kur punohet duhet seriozitet duhet të jemi të vetëdidjshëm se kur Shqiëoria fiton jemi të gjithë të lumtur kur humbet  nuk e përjetojmë këtë ndjesi. Kërkoj që lojtarët e mi te ndihen mirë por duhet të kenë respekt karshi rregullave dhe fanellës që veshin. Sepse pa respektuar vendimet cdo gjë shndërrohet në cirk sikurse ndodhi me ndonjë lojtar. Kombëtarja nuk është një vend pune ku kërkohet leje të vish një ditë më vonë"
 
Duke u ndalur tek përballja me Spanjën dhe Italinë, trajneri u shpreh se do të shkojnë të japin më të mirë.
 
"Me Spanjën është ndeshje e vështirë  por kemi parë Francë Luksemburg do të vije bast për luskemburg, por historia gjithcka mund të ndodh. Do të shkojmë në Spanjë, për të kërkuar që të jemi sa më të mirë. Kur lojtari del nga fusha dhe bën më të mirën  askush nuk  mund të thotë asgjë, nëse kundërshtari ësstë më i mirë i japim dorën kthehemi.
Për Italinë do bëjmë të pamundurën. Por nëse je serioz  luan  nëse humbet jep dorën  por para humbjes duhet ta provosh"
 përfundoi Panucci.

Shqipëria mori 4 pikë në dy ndeshjet e shtatorit duke fituar 2-0 me Lihtenshtejnin dhe barazuar 1-1 në Maqedoni. Kuqezinjtë kanë blinduar vendin e tretë në grup.
 
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK