Blaise Matuidi dhe Rugani fitojnë betejën me koronavirusin, pritet edhe testi për Dybala-n

Blaise Matuidi dhe Rugani fitojnë betejën me koronavirusin, pritet edhe testi për Dybala-n

Një muaj pasi rezultoi pozitiv me koronavoirus Daniele Rugani jep shenja të mposhtjes së pandemisë që ka gjunjëzuar botën. Mbrojtësi i Juventusit, i cili ishte i pari nga futbollistët me emër të prekur me COVID-19, ka rezultuar negativ për herë të parë në tetsin e bërë së fundmi.

Lajmin e konfirmon vetë klubi i Juventusit i cili thotë se qënndermbrojtësi ka dalë negativ në dy tetstet e kryera për koronavirusin. Ndërkohë betejën me COVID-19 e ka fituar edhe futbollisti tjetër i Juventusit, Blaise Matuidi. Francezi u konfirmua si i kontaminuar pak ditë më vonë se Rugani, por duket se organizmi i tij ka mundur ta fitojë më shpejt betejën sa sa qendërmbrojtësi.

Tashmë lojtratë, të cilët nuk kanë shkuar në spital për asnjë moment, mund të dalin nga regjimi i karantinës në kushte shtëpie. Pritet që shumë shpejt kampionët e Italisë të nisin edhe stërvitjen, pasi lojtarët janë njoftuar të gjithë se duhet të kthehen në Torino.

Sakaq duke iu fereruar mediave italiane të reja ka edhe për Paolo Dybala-n, futbollistin tjetër të Juventusit. Edhe numrit 10 i është bërë tamponi ndaj pritet që së shpejti të dalë edhe përgjigjja. Së bashku me futbollistin, e infektuar ishte edhe e dashura e argjentinasit, për të cilën nuk bëhen me dije informacione.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' -  Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit

Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' - Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit